Shtohen masat e kontrollit për pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës
kufitare 1 dhe 31. Kjo bëhet të njëjtën ditë me një tjetër plan të KFOR. Deri më 27 mars, ata dalin nga kazermat dhe shpërndahen në tërë vendin. Zyrtarisht, planet nuk kanë lidhje njëra me tjetrën. Një plan i ri për pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, i cili është dashur të nisë së zbatuari nga java e kaluar, thuhet se do të fillonte të zbatohej së funksionuari që ditën e djeshme. Deri më tashti, në këto dy pika kufitare, Policia e EULEX vetëm ka bërë regjistrimin e automjeteve dhe vozitësve që hyjnë dhe dalin nga Kosova. Në disa raste, ata kanë kontrolluar vetëm automjetet që për ta janë dukur të dyshimta. Kaq ka qenë e tërë procedura kufitare që është aplikuar në këto dy pika kufitare që ndajnë Kosovën dhe Serbinë. Por, bazuar në planin e ri të Policisë së Kosovës, saktësisht asaj Kufitare dhe misionit të EULEX, nga e hëna, qytetarët që hyjnë dhe dalin nga këto dy pika kufitare, do tiu nënshtrohen disa masave më rigoroze të kontrollit. Këto masa do tu shtohen atyre të zbatuara deri më tashti. Behar Selimi, ndihmësdrejtor për Policinë Kufitare, shpjegon për këtë të përditshme se nga e hëna do të funksionalizohet sistemi i regjistrimit elektronik, i njohur ndryshe si PICSE. Kjo do të thotë se tashti e tutje, gjithçka që hyn dhe del nga Kosova nëpërmjet këtyre dy pikave kufitare, do të regjistrohet në sistemin kompjuterik. Në këtë rast, regjistrimi do të bëhet për të gjithë dhe jo vetëm për vozitësit dhe automjetet. Ky plan përfshin edhe njësitet aktive patrulluese që do të lëvizin nga pika 1 deri në atë 31, përgjatë vijës së gjelbër në drejtim të kufirit me Malin e Zi, shpjegon Selimi, duke e quajtur këtë veprim, thjesht si masë për forcimin e sigurisë. Por në këtë kohë, duket se plane të tilla për sigurinë nuk ka vetëm Policia e Kosovës, e cila kur bëhet fjalë për veriun e vendit, bashkëpunon më ngushtë me misionin e EULEX.