E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infermierja gaboi, injektoi penicilinën në vena

Një 55-vjeçar ka rrezikuar seriozisht humbjen e jetës pas një gabimi të bërë nga infermierja, e cila i injektoi në vena penicilinën, duke e çuar të sëmurin në gjendje shoku.

Ky është versioni zyrtar për ngjarjen e ndodhur në spitalin rajonal të Vlorës dhe situatën alarmante të krijuar pas panikut të përhapur për ilaçe të skaduara.

Nga një vëzhgim që i është bërë dje përdorimit të medikamenteve që përdoren në spitalin e Vlorës, konfirmohet se një pjesë e këtyre ilaçeve ishin prodhim vendas dhe disa të tjera ishin të importuara nga vende të ndryshme të Evropës. Nga kontrolli i ushtruar për verifikimin e skadencës rezultoi se, që të gjitha këto medikamente që i merrnin të sëmurët e spitalit të Vlorës, ishin brenda afatit të skadencës.

Para disa ditësh, nga një gabim ose për shkak të padijes së një infermiereje, është injektuar medikamenti i penicilinës, në vena dhe jo aty ku ky ilaç injektohet. Nga gabimi i infermieres, pacienti 55-vjeçar kaloi në gjendje shoku. Ishin infermieret e tjera, ato që i dhanë ndihmën e parë 55-vjeçarit, që, sipas burimeve spitalore, i shpëtoi vdekjes së sigurt. Nga drejtoria e spitalit të Vlorës pritet që të merren masa ndaj infermieres, e cila, për shkak të mungesës së profesionalizmit, për pak sa nuk i mori jetën 55-vjeçarit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›