Ndjekje penale për punonjësit e Sigurimeve Shoqërore
Furtuna e prokurorisë kundër abuzuesve në sistemin e sigurimeve shoqërore ka përfshirë një numër punonjësish dhe ish-punonjësish të degës rajonale të Kukësit. Burime të prokurorisë bëjnë të ditur se, pas një hulumtimi të hollësishëm mbi abuzimet e kryera ndër vite për pensionet, po ndiqen penalisht të paktën 12 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të këtij sistemi në Qarkun e Kukësit. Nga kjo listë, 11 persona po ndiqen në gjendje të lirë pas garancisë pasurore që kanë vënë, ndërsa një prej tyre është ndaluar me arrest me burg pa afat, deri në gjykim. Ky është rasti i parë që një çështje penale ka për objekt sistemin e sigurimeve shoqërore në Kukës, ku të penalizuar janë vetë punonjësit e këtij sistemi.
Historia
Disa muaj më parë, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Kukës pezulloi rreth 300 pensione minatorësh. Kryesisht pensione të parakohshme, për parregullsi në dokumentacion, ndërsa për 121 prej tyre e dërgoi çështjen në prokurori. Nga ana e saj, prokuroria ka verifikuar, siç mësohet, që disa nëpunës kanë abuzuar në një numër rastesh të përsëritura, duke falsifikuar të dhënat apo duke shmangur në forma të tjera detyrimin ligjor për llogaritjen e pensionit. Faktin që të 12 nëpunësit ndiqen penalisht e ka konfirmuar prokurori Xhevahir Lita, ndërsa një burim i afërt thotë se abuzimet shtrihen edhe më tej, por aktualisht, ndiqen abuzuesit me më shumë se dy dosje pensioni. Burimi i cituar tha se, pas konstatimit të veprës penale, i është kërkuar gjykatës që të shprehet për këtë rast, por ajo ka vendosur masën e sigurisë për të gjithë të dyshuarit, sipas kërkesës së marrë nga prokuroria. Nga ana tjetër, gjykata ka marrë më parë mbi 120 dosje penale për ish-minatorë të cilët, siç argumentohet, kanë marrë pension për disa vite pa e merituar atë, edhe pse ky pension është përafërsisht sa vlera e ndihmës ekonomike, prej 5 mijë lekësh në muaj. Në kancelarinë e gjykatës mësohet se çështjet e minatorëve janë të gjitha të veçuara dhe gjykimi do të bëhet sipas grafikut të caktuar.
Gjykatës tashmë i duhet të marrë në shqyrtim jo vetëm dosjet penale të përmendura, por edhe të nëpunësve që kanë ndihmuar në përfitimin e padrejtë. Prokuroria nuk bën të ditur emrat e personave nën hetim. Një burim konfidencial pohon se një qarkore e Prokurores së Përgjithshme dërguar prokurorive të rretheve udhëzon mospublikimin e identitetit për personat e penalizuar, përderisa ata janë nën hetim. Punonjësit dhe ish-punonjësit e sigurimeve, të përballur me dosjen penale, kanë kërkuar vënien e garancive pasurore deri 200 mijë lekë për t‘u ndjekur në gjendje të lirë. Vetëm njëri prej tyre ka preferuar përballjen me paraburgimin. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve në Kukës nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar për këtë çështje. Drejtori M. Hoxha tha se "jo zyrtarisht, dimë për një numër dosjesh penale për punonjës dhe ish të tillë, por nuk dimë konkretisht se kush ndiqet dhe as kemi marrë informacion për këtë". Ai nënvizoi se inkurajonte çdo veprim ligjor për luftën kundër korrupsionit. Hoxha u shpreh se me stafin e tij kanë dërguar në prokurori para katër muajsh 121 dosje të ish-minatorëve për parregullsi, për të cilat më pas gjykata vendosi ndjekje penale.