Inflacioni në Greqi arrin maksimumin në 13 vjet

Athinë, 7 gusht – Inflacioni në Greqi gjatë korrikut ka arritur maksimumin në 13 vjetët e fundit, pasi që qeveria ka rritur taksat për të reduktuar deficitin e lartë buxhetor.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit grek të Statistikave, inflacioni në këtë vend gjatë muajit të kaluar është rritur 5.5 për qind, që është niveli më i lartë nga gushti i vitit 1997.
Inflacioni në korrik është rritur për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe rritjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Në qershor, inflacioni në Greqi ishte 5.2 për qind, ndërsa në korrik të vitit 2009 vetëm 0.6 për qind, transmetojnë agjencitë.
Inflacioni në Greqi është rritur shumë më shpejt se në 16 vendet e tjera të eurozonës, thonë analistët, duke paralajmëruar se inflacioni i lartë dëmton të ardhurat familjare dhe aftësinë konkurruese të vendit.
Sipas parashikimeve të para të publikuara nga agjencia statistikore e BE-së, Eurostat, inflacioni në eurozonë në korrik është rritur për 1.7 për qind, nga 1.4 %, sa ishte në qershor.