Kufizime dritash deri më 13 gusht
OSSH:
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) publikoi dje hartën dhe grafikun e kufizimeve të energjisë elektrike në datat 9 deri më 13 gusht, nga ora 9.00-16.00. Sipas OSSH-së, kufizimet lidhen me punimet dhe remontet që do të kryhen në disa nënstacione elektrike, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone të vendit. Kështu, do të ketë remont në linjën 35 kv Tiranë-Kinostudio-Lanabregas dhe i Nënstacionit Kinostudio, që do të lërë pa energji Kinostudion, zonat përreth, Komunat Dajt dhe Qesarak. Remont do të ketë edhe në nënstacionin e Krujës dhe Kukësit, duke ndërprerë energjinë për këto qytete dhe zona përreth. Kufizimi i dritave do të jetë i pranishëm edhe në rajonet e jugut, si në Lushnjë, Përmet, Gramsh, Berat etj.
#