Vijon greva, Kurum: Është e paligjshme
Elbasan
Ndërprerja pa afat e punës në fabrikën e prodhimit të çelikut në Elbasan, si pasojë e konfliktit që u zhvillua pak ditë më parë, mes një punëtori dhe drejtuesit të repartit, po shkakton probleme për të dyja palët. Gjatë ditës së djeshme janë parë në terren forca policie, kurse greva ka vijuar normalisht dhe qetësisht. Sakaq, kompania turke “Kurum”, ka bërë të ditur se greva po zhvillohet me veprime të paligjshme, duke cenuar të drejtën e pronës private. Nga ana tjetër, çështja mes punëtorit dhe shefit turk ka shkuar në gjykatë, e në këto rrethana, drejtuesit e kompanisë kanë kërkuar fillimin e punës, deri në vendimin final. Palët po shikojnë mundësinë e uljes në bisedime për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
#