Zhvlerësohen valutat në raport me lekun

Kjo javë krahasuar me një javë më parë ka sjellë një zhvlerësim të lehtë të valutave në raport me monedhën kombëtare lek. Por gjatë ditëve të javës luhatjet kanë qenë të mëdha. Në mesjavë euro dhe dollari u zhvlerësuan ndjeshëm dhe të shtunën pati një v;erësim të lehtë megjithëse krahasuar me një javë më parë niveli i këmbimit me lekun është më i ulët. Ekspertët thonë se sezoni turistik dhe kthimi i emigrantëve për pushime po jep efektet e tij në luhatjen e kursit të këmbimit.
Në mesditën e kësaj të shtune në tregun valutor të Tiranës një euro këmbehej në blerje me 135. 8 lekë në një kohë që një javë më parë ishte 136 lekë dhe dy javë më parë ishte edhe më shtrenjtë në 136.5 lekë. Kjo javë ka sjellë një zhvlerësim të euros në raport me lekun më të ulët se java e kaluar. Këto vlera janë të përafërta edhe me kursin zyrtar të këmbimit i fiksuar nga banka qëndrore. Ndërkohë sipas shifrave të mesditës të së shtunës së 7 gushtit rezulton që dollari të jetë zhvlerësuar edhe më shumë. Ai këmbehet me 102.5 lekë nga 104.1 lekë që ishtë javën tjetër dhe nga 105 lekë që këmbehej para dy javësh. Me rreth 0.6 lekë ndryshon kursi i këmbimit për shitjen e monedhave të huaja, Sipas ekspertëve kjo tendencë që është vënë re gjatë gjithë muajit korrik dhe vazhdon edhe në gusht do të zgjasë gjatë gjithë këtij muaji.
Adi Darsi