E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Inflacioni doli nga kontrolli

6-mujori

Inflacioni mesatar vjetor në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010 rezultoi 3.7% duke qëndruar 1.7 pikë përqindje më lart se niveli i gjashtëmujorit të parë të vitit 2009. Tendenca në rritje e normës së inflacionit, nisur në tremujorin e fundit të vitit 2009, është verifikuar kryesisht në dy muajt e parë të këtij viti ku vlera e tij tejkaloi objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%. Muaji mars shënoi rikthimin e tij brenda intervalit të tolerancës 2 – 4%, ndërkohë që në tremujorin e dytë të vitit u stabilizua në mënyrë graduale në vlera më të ulëta përreth këtij objektivi. Inflacioni i kategorive të mallrave dhe shërbimeve të ndara sipas natyrës ekonomike, është shkaktuar nga veprimi i faktorëve të ofertës, të cilët kanë ndryshuar kahun e veprimit në dy tremujorët e vitit 2010. Kështu, në tremujorin e parë sjellja nënçmuese e kursit të këmbimit, rritja e çmimit të mallrave të administruara, efekti bazë, si dhe oferta e kufizuar vendase për produktet bujqësore u përkthyen në norma të larta të inflacionit. Në tremujorin e dytë të vitit, ecuria pozitive e disa prej faktorëve të mësipërm, si dhe kërkesa e dobët që vazhdon të mbizotërojë në treg, favorizuan rënien e normës së inflacionit dhe zbutjen e presioneve inflacioniste të muajve të parë të vitit.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›