E Diel, 1 Nëntor 2026

Inflacioni për qershorin bie në 2.3 përqind

Inflacioni gjatë muajit qershor arriti në 2.3 për qind nga 4 për qind që ishte një vit më parë, në të njejtën periudhë. Sipas Institutit të Statistikave, Ulja e çmimeve të produkteve ushqimore, ka bërë që indeksi i çmimeve të konsumit të jetë 0.6 për qind më i ulët krahasuar me muajin maj. Uljen më të madhe e kanë njohur zarzavatet, mes të cilave patëllxhanët me 36.9 përqind, specat me 33.7 apo domatet me 15.8 përqind. Ndërkaq çmimet e karburanteve kanë njohur rritje gjatë muajit qershor, çmimi i naftës u rrit me 4.2 përqind kurse çmimi i benzinës me 7.6 përqind. Inflacioni i qershorit prej 2,3 për qind është edhe vlera më e lartë e regjistruar gjatë gjithë vitit 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›