Qeveria kthen në ligj premtimet e fushatës Shih video This text will be replaced var so = new SWFObject('video/player.swf','mpl','320','276','9')
Qeveria Berisha ka kthyer në ligje disa nga premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Shquan premtimi mbi moshën e daljes në pension të minatorëve. Sikurse e kish theksuar edhe në fushatë, Kryeministri Berisha tha se dalja e minatorëve në pension do të ulet me 5 vjet. Për Tatimin e Vlerës së Shtuar ose TVSH, qeveria vendosi të që ajo t’u rimbursohet bizneseve brenda një muaji. Premtim që sipas kryetarit të qeverisë do t’i japë fund arbitraritetit në këtë fushë.
Uljen e taksës së tabelës në 1 euro, kryetari i qeverisë ua premtoi edhe biznesmenëve të atij, që njihet si tregu çam në Tiranë. Vendimit të qeverisë i shtohet dhe detyrimi i vendosjes së emërtimeve në shqip, përjashtuar këtu filialet e huaja.
Futja në përdorim e letrave me vlerë në tregun e legalizimeve, do të kërkojë ndryshim në ligjin e legalizimeve. Në këtë të fundit përcaktohet se legalizimi bëhet në vlerë monetare ndaj dhe ndërhyrja në ligj do të synojë përcaktimin, se 80 % e objektit për legalizim do të bëhet me letra me vlerë.
Qeveria mori gjithashtu vendim për rritjen e taksës së tabelës ëe reklamave në qytete si një vendim, që u vjen në ndihmë qeverive vendore. Po kështu, rritje do të pësojë akciza e duhanit dhe pijet alkoolike. Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri foli për ngritjen e një grupi Task Force nga Ministria e Transporteve që do të monitorojë ato firma, të cilat nuk punojnë me tre turne. Berisha dha porosi të qarta për inspektim dhe ndëshkim të tyre në rast të shkeljes së ligjit. Kjo duket të jetë dhe mbledhja e fundit e qeverisë që zhvillohet në këto ambjente për shkak të realizimit të projektit E-goverment, ose ajo çfarë kryeministri Berisha e cilësoi si qeverisja elektronike.