E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa sigurie ndaj gripit në Doganën e Durrësit

Për të parandaluar përhapjen e virusit A H1N1, apo gripit të derrit, në Shqipëri, pasi numri i personave të prekur nga ky virus është rritur në vendet fqinjë, Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë ngritur karantinën në pikën doganore të Durrësit për izolimin e çdo rasti të dyshuar me virusin A H1N1. Drejtoresha e Shëndetit publik në qytetin bregdetar, thotë se ndërkohe po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për mbikqyrjen e udhëtarëve, të cilët shkelin vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare të doganës së Durrësit. Në pikën kufitare të Durresit ka një shërbim anti-epidemik me mjekë specialistë dhe me personel ndihmës dhe të gjithë shtetasit që hyjnë nëpërmjet kësaj pike, monitorohen nga tre grupe kontrolli.
Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës në bashkëpunim edhe me grupin shëndetësor të portit, kanë përgatitur hapësira spitalore për izolimin dhe trajtimin e të sëmurëve në rast të paraqitjes së ndonjë rasti me këtë grip. Sipas autoriteteve të Shëndetit Publik, janë siguruar edhe medikamentet e nevojshme për asgjësimin e përmasave epidemike të gripit të derrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›