Info/ Kult
Klasike te frymezuar te Moby Dick
Ne daten 21 janar ora 1900 Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar do te jap nje koncert ne Teatrin e Operes dhe Baletit ne Tirane. Ne kete koncert marrin pjese soliste prestigjioze te skenes muzikore italiane dhe shqiptare. Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar drejtohet nga mjeshtri Eddi De Nadai. Shoqerojne Suela Picirin ne violine Rocco Filippini ne violoncel Bruno Canino ne piano. Ze recitues eshte Nikolin Gurakuqi. Programi parashikon ekzekutimin e Simfonise Nr. 1 ne Do maggiore te L. Van Beethoven-it te Capricio Italiano te P.I. Ciajkovskij-it dhe ne premiere absolute ne Shqiperi te Concerto dell Albatro shkruar ne 1945 nga G. F. Ghedini frymezuar nga nje fragment i mrekullueshem tek Moby Dick i Melville-it ku pershkruhet takimi i pare mbi kuverten e nje anieje me nje albatros. Koncerti organizohet nga Instituti Italian i Kultures ne bashkepunim me RTSH.
Me te miret e operes ne nje mbremje gala
Mbremje gala ne TOB Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit nis sezonin artistik te vitit 2011 ne daten 20 janar me nje mbremje gala e cila do te jete nje nderthurje
e bukur me pjese operistike balet dhe ritme muzikore. Soliste trupa e baletit dhe orkestra e operes do te interpretojne per artdashesit e kryeqytetit.
Mbremja gala do te permbaje pjese nga veprat me te bukura qe kane qene gjate sezonit artistik te vitit qe lame pas te cilat do te risillen edhe njehere ne skenen operistike nga
emrat me te njohur te artisteve shqiptare.
Sezoni nis me Nje tablo absurde
TK shfaq Nje tablo absurde
Teatri Kombetar ne Tirane nga mbreme shfaq ne datat 16 21 22 dhe 23 janar ora 1900 dramen Nje tablo absurde te Ferdinand Hysit. Drama Nje tablo absurde e kthen vemendjen nga jeta e artistit ne komunizem. Me regjine e Milto Kutalit dhe nje kast aktoresh te njohur si Fatos Sela Roland Trebicka Naun Shundi Olta Daku Anila Bisha dhe Dritan Borici bazohet ne nje histori te vertete duke e kaluar veshtrimin ne pergjithesimin e idese nga autori. Ne qender te kesaj drame eshte nje tablo e pikturuar gjate periudhes komuniste e bere nga nje piktor i njohur por qe ne periudhen postkomuniste u be nje nga me te ndjekurat me shume jashte vendit jo me shume per vlerat e saj artistike por per kalvarin e kesaj pikture dhe te autorit te saj.
Ndryshimet qe pesoi dhe fatin e saj te mbetur ne mes ne ate periudhe por e ringjallur tani si nje deshmitare e pasqyrimit te nje absurditeti te jetuar ne nje kohe absurde.
Ne qender te ketij absurditeti eshte piktori me personazhet e tij i cili hap pas hapi jeton dramen e ndryshimit te vepres se vet jo diktuar nga kerkesa artistike por te detyruara nga censura politike nga ndryshimet politike nga vete diktatura me kerkesat e saj mbi artin dhe te drejten e tij per te qene i lire.
Romeo dhe Zhuljeta ne sallen Shekspir
Teatri i Metropolit do te shfaqe se shpejti tragjedine Romeo dhe Zhuljeta ne sallen e re me 350 vende qe mban emrin e Uilliam Shekspirit. Shfaqja inauguruese Romeo dhe Zhuljeta e cila pritet te jepet nga fundi i janarit vihet ne skene nga Kico Londo.
Romeo interpretohet nga Lulezim Zeqja Zhuljeta nga Esela Pysqyli. Perkrah tyre
do te luajne edhe aktore te rinj si Florian Agalliu Besmir Bitraku Xhejni Fama dhe Adriana Tolka. Pjesa tjeter e trupes jane te rinj qe sapo kane kryer studimet ne Akademine e Arteve dhe te tjere qe kane punuar me teatrin e femijeve.
20 aktoret e tragjedise Romeo dhe Zhuljeta do te vishen me kostume te fundit te 1500-es dhe fillimit te 1600-es krijuar nga Berina Kokona Salla e re i ngjan nje kinemaje 3D ku publiku shikon jo vetem shfaqjen por edhe tjetrin qe ka perballe. Shekspir do te jete shume funksionale dhe eshte e hapur per shfaqje te cirkut per koncerte te Ansamblit te Orkestres Frymore.
Koncert i klases se pianos te prof. Anita Tartari
Te marten date 25 janar ora 1900 klasa e pianos e prof. Anita Tartari do te jape nje koncert me muzike nga veprat e kompozitoreve shqiptare dhe te huaj si Ibrahimi Schumann Rahmaninovn Beethoven Lara Debussy dhe Liszt ne sallen e madhe te koncerteve te Akademise se Arteve ne Tirane. Pianistet e rinj jane Erta Cane Tringa Siqeca Brisilda Bufi dhe Albina Tarifa do te luajne Schumann Robert - fantazia ne Do Mazhor nga Schumann toccata nga Feim Ibrahimi etyd op. 39 Nr. 6 42 dhe 4 nga Sergei Rahmaninov sonaten Nr. 26 dhe sonaten pastorale nga Beethoven baladen Nr.1 nga Kozma Lara variacione mbi nje teme polake nga Franz Liszt dhe tre prelude nga Claude Debussy. Hyrja eshte e lire.