Sarandë, “burg pa afat” për ish-efektivin e policisë
27/08/2009 U arrestua për falsifikim të vulave dhe dokumenteve shtetërore
Gjatë ndalimit të tij tentoi arratisjen duke u hedhur nga ballkoni
SARANDË - Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë "burg pa afat" për ish-efektivin e policisë Selman Lumani, 55 vjeç, i cili tre ditë më parë, në momentin ku ekspertët e kriminalistikës identifikuan në banesën e tij, 26 vula të institucioneve të ndryshme dhe 35 dokument që të gjitha të falsifikuara, u hodh me gjithë pranga nga ballkoni i katit të tretë, duke marrë fraktura në rënda në trup. Seanca gjyqësore për marrjen e kësaj mase sigurie është zhvilluar pasditen e të mërkurës, e mbyllur për mediat, por edhe pa praninë e të pandehurit, i cili vazhdon të trajtohet në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Thanas Mërkuri, gjyqtari i seancës së vlerësimit së masës së arrestit, pohoi se, masa e sigurisë e vendosur ndaj Selman Lumanit ka qenë "arrest në burg pa afat", ndërkohë që ai u shpreh se është vlerësuar i ligjshëm edhe arrestimi i tij. Ndërsa, avokati mbrojtës i 55-vjeçarit, Kiço Milo, është shprehur se “Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës, pasi ndaj klientit tim janë vërejtur shkelje procedurale në kontrollin e banesës së tij”. Selman Lumani, 55 vjeç, i cili ushtronte profesionin e taksistit pas lirimit të tij nga detyra si efektivi i policisë, akuzohet nga Prokuroria e Sarandës për veprën penale të “falsifikimit të vulave dhe dokumenteve shtetërore”. Gjatë kontrollit të banesën e tij, specialistët e sektorit kundër krimit ekonomik bllokuan në cilësinë e provës materiale 26 vula të institucioneve të rëndësishëm, përfshirë vulën e Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Arsimit, Zyrës Arsimore të Sarandës, Bashkisë, komisariatit të policisë, konsullatës greke në Gjirokastër, Drejtorisë së përgjithshme të Policisë greke, ambasadës shqiptare në Athinë, 9 vula të institucioneve të ndryshme të Greqisë, 35 certifikata të gjendjes civile, 3 vërtetime të gjendjes gjyqësore, si dhe 2 leje ndërtimi