E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk shlyen gjobën për prostitucion, burgoset

27/08/2009  ELBASAN-Ishte dënuar me gjobë se ushtroi prostitucion, por nuk mund ta paguajë dhe kështu do të duhet të vuajë 37 ditë burg. Kështu i ka ndodhur një gruaje 35 vjeçe, e cila tashmë do të vuajë 37 ditë burg pasi gjykata e çmoi se ajo nuk kishte mundësi pagese. Seksioni kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Elbasanit ka bërë ekzekutimin e vendimit penal të gjykatës së këtij rrethi për Bukurije V. 35 vjeçe me banim në lagjen “Holtë” të Gramshit, pasi ishte e shpallur në kërkim për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit. Gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan e kishte dënuar këtë shtetase me 185.000 lekë gjobë që më 3 qershor të këtij viti. Por e akuzuara për prostitucion ka refuzuar të paguajë gjobën duke deklaruar se nuk kishte të holla që ta shlyente dënimin e dhënë nga gjykata.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›