Informacioni sekret industrial, ku do te "rrefehen" kompanite private
Qeveria miratoi diten e djeshme edhe rregullat e reja per sigurimin e informacionit te klasifikuar "sekret shteteror", ne fushen industriale. Ne relacionin qe shoqeron kete vendim theksohet se keto rregulla, kane per qellim qe te mbrojne materialet e klasifikuara, dokumentet dhe makinerite ose pajisjet, armatimin, komponentet e tyre, te prodhuara ose ne proces prodhimi, te klasifikuara te tilla sipas legjislacionit ne fuqi. Sipas ligjit, autoritetet kontraktore, te cilave per nevoja te realizimit te detyrave, u duhet te hyjne ne marredhenie me operatore ekonomike, per realizimin e prokurimeve te mallrave, te puneve dhe te sherbimeve, qe kane lidhje me sigurine kombetare dhe perbejne informacion te klasifikuar "sekret shteteror", duhet t`u kerkojne ofertuesve certifikaten e sigurimit industrial. Kjo certifikate eshte edhe dokumenti zyrtar i Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar, i cili verteton nga pikepamja e sigurise, se nje operator ekonomik ploteson te gjitha standardet e percaktuara per mbrojtjen e informacionit te klasifikuar, sipas nivelit dhe afateve te caktuar ne kontraten perkatese.
Ky dokument kerkohet edhe per kontratat e klasifikuara me nenkontraktore, kur parashikohet nenshkrimi i nje kontrate te tille ose kur zbatimi i kontrates, kerkon nenshkrimin e kontratave me nenkontraktore. Leshimi i certifikates se sigurimit industrial behet pasi kryhet verifikimi i subjekteve, qe kerkojne te hyjne ne marredhenie me autoritetin kontraktor. Sipas vendimit te miratuar dje, autoriteti kontraktor kerkon dokumentacionin perkates nga ofertuesit, per lidhjen e kontrates se klasifikuar dhe pasi kryen verifikimin paraprak, i kerkon Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar pajisjen e tyre me certifikate te sigurimit industrial. Afati per leshimin e certifikates se sigurimit industrial eshte deri ne 3 muaj dhe fillon nga data e paraqitjes se kerkeses ne DSIK. F.M
Perzgjedhja
Pas leshimit te certifikates se sigurimit industrial,qe do te perfshihet ne kontraten e klasifikuar, autoriteti kontraktor shperndan ftesat per pjesemarrje te ofertuesve ne proceduren per negociimin dhe kryen negociatat, per perzgjedhjen e kontraktuesit.
Kompanite, per cfare duhet te "rrefehen"
Operatoret ekonomike detyrohen te japin informacion :
Per statusin ligjor te tyre.
Per strukturat dhe kapitalin.
Per trupen administrative, per punonjesit, qe do te marrin pjese ne realizimin e kontrates dhe supervizoret.
Per sistemin e mbrojtjes dhe masat e sigurise per informacionin e klasifikuar "Sekret shteteror", qe do t'i besohet gjate realizimit te kontrates.
Per rastet nese ka marre pjese me pare, ne realizimin e kontratave te klasifikuara, brenda ose jashte vendit.
Per punonjesit e autorizuar, qe do te kene te drejte te njihen me informacionin e klasifikuar "Sekret shteteror".
Per personin ose personat pergjegjes, te autorizuar nga operatori ekonomik per marrjen e masave per sigurimin e informacionit te klasifikuar "Sekret shteteror", gjate te gjitha fazave te realizimit te kontrates.
Autoriteti kontraktor, subjektet shteterore, qe ndermarrin nje kontrate te klasifikuar.
Operatore ekonomike, cdo person, fizik ose juridik, ose cdo grup personash te tille, qe ofrojne ne treg furnizimin me mallra, punime dhe/ose sherbime.
Ofertues, cdo operator ekonomik, qe ka paraqitur nje oferte, ne mbeshtetje te dokumentacionit te tenderit te klasifikuar.
Pyetesori i sigurise industriale, teresia e kerkesave, ne baze te te cilave gjykohet nese nje operator ekonomik, ploteson kriteret per t'u pajisur me certifikaten e sigurimit industrial.
Plani i sigurise se ngarkeses, dokumenti i miratuar nga autoriteti kontraktor, ku perfshihen masat, qe garantojne sigurine e transportit te materialit te klasifikuar.
Vizitat, te cilat behen ne kuader te detyrimeve, qe rrjedhin nga marreveshjet nderkombetare, pas nje kerkese nga autoriteti kompetent i njeres pale, ose ne baze te nje ftese, nga autoriteti kontraktor.