E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shqiperia s'eshte prekur nga kriza, por mund te ndjeje pasojat e globale"

Kryeministri Berisha pas vizites se tij nga forumi ekonomik i Davosit deklaroi se Shqiperia nuk eshte nje vend qe eshte prekur nga kriza ekonomike, por duhet nje kujdes shume i madh per te mos u prekur nga kjo krize globale. Ne nje konference per shtyp, kryeministri Berisha u shpreh se ekziston mundesia qe kjo krize e rende ekonomike dhe financiare te pasqyrohet edhe ne vende si Shqiperia e cila aktualisht ndodhet larg saj. Per te mos u bere nje vend i prekur nga kriza, kryeministri theksoi se qeveria qe ai drejton do ndjek ne menyre te vazhdueshme te gjitha direktivat e ardhura nga Fondi Monetar Nderkombetar. "Qeveria nuk do te zgjeroje deficitin dhe do monitoroje zhvillimin e situates ekonomike ne vend", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, kursimet e shqiptareve ne banka po rriten dhe kjo vjen si pasoje e rritjes ekonomike ne vend. Kryeministri Berisha deklaroi se gjate bisedave dhe diskutimeve me lidere boteror ishte krijuar bindja se do te gjendej se shpejti nje zgjidhje per krizen ekonomike e cila kishte prekur shume nga vendet e zhvilluara boterore. "Ekonomia shqiptare nuk eshte ne krize, dhe jo vetem ekonomia jone por edhe e dhjetera vendeve te tjera. Ekonomia jone mund te pesoje nga pasojat e krizes, por jo per shkaqe te natyres se brendshme", tha Berisha

Energjia

Kryeministri Berisha deklaroi dje se qeveria qe ai drejtonte kishte mundur ta bente realitet edhe premtimin e saj per te mos pasur me nderprerje te programuara te energjise elektrike. Sipas Berishes, kjo eshte nje fitore e politikave te qeverise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›