E Shtunë, 31 Tetor 2026

Informatike, do te hapen 4 fakultete

Koha dixhitale eshte shume e shpejte. Keshtu ka deklaruar kryeministri i vendit Sali Berisha, pasi ka shpalosur masat per zhvillimin e sektorit te IT-se ne vendin tone. Keshtu, kryeministri njoftoi hapjen e dy fakulteteve te Informatikes, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise si dhe hapjen e fakulteteve te tjera te reja se shpejti.
Informatika
"Ne vendosim per te hapur kater fakultete per pergatitjen e specialisteve, eksperteve, ne fushen e teknologjise se informacionit. Ky perben nje vendim jashtezakonisht te rendesishem", tha kryeministri. Keshtu, sipas vendimit te djeshem te qeverise, ne Universitetin "Aleksander Moisiu" Durres, do te hapen programet e studimit te ciklit te pare Juridik, Shkenca kompjuterike, Sistemet e informacionit dhe Teknologji informacioni. Programet e studimit te ciklit te pare realizohen me 180 kredite, ECTS dhe kohezgjatja normale e tyre eshte tri vite akademike. Nderkaq, veprimtaria e tyre fillon ne vitin akademik 2010 - 2011. Gjithashtu, Keshilli i Ministrave vendosi edhe hapjen, ne Universitetin "Ismail Qemali" Vlore, te programeve te studimit te ciklit te pare Matematike-Fizike, Shkenca kompjuterike dhe Akuaristike. Ne perfundim te ketyre programeve te studimit leshohen perkatesisht, Diplome e Nivelit te Pare (DNP), ne Matematike-Fizike, Diplome e Nivelit te Pare, (DNP) ne Shkencat kompjuterike dhe Diplome e Nivelit te Pare, ne Akuaristike. Duke pergezuar universitetet, per marrjen e nje vendimi te guximshem, si dhe Ministrine e Arsimit per hartimin e vendimit, kryeministri u shpreh se kjo eshte nje menyre konkrete, per te ecur me shpejtesi drejt objektivit te Shqiperise digjitale.
Kuotat
Kryeministri theksoi se Shqiperia duhet se paku te trefishoje, pa asnje lloj druajtje, numrin e studenteve ne fakultetet e IT. Gjithashtu, kryeministri kerkoi nga Ministria e Arsimit qe te procedohet edhe me shkollat e mesme profesionale, me drejtim Teknologjine e informacionit, duke sjelle si shembull shkollen e mesme "Maringer" ne Shkoder. "Zoti Minister duhet te procedojme me shkolla te tipit "Maringer", si ajo qe eshte ne Shkoder, qofte duke biseduar direkt me palen austriake dhe ti krijojme keshtu, te gjitha lehtesite dhe mundesite, qe kjo shkolle e shkelqyer ne kete fushe, si shkolle e mesme, te funksionoje mundesisht dhe ne qarqe te tjera te vendit, si ne Fier, ne Tirane, Korce, Elbasan, etj." Kryeministri Berisha, tha se eshte shume e rendesishme qe perpjekjet per shumefishimin e studenteve ne universitet e vendit, si dhe per hapjen e shkollave te mesme profesionale ne kete fushe, duhet te ecin paralelisht me perpjekjen e madhe, per garantimin dhe ruajtjen e cilesise se pergatitjes.
L.Ndoka

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›