E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Vlores, studentet ne proteste per diplomat

Bojkotim te mesimit, e deri ne greve urie. Ky ka qene paralajmerimi qe kane bere studentet e Universitetit te Vlores "Ismail Qemali", ne rast se nuk iu plotesohet kerkesa disa-mujore per diplome te integruar. Kryesisht studentet e Fakultetit te Drejtesise, jane shprehur kunder vendimit te rektoratit per futjen e sistemit 3+2 ne perfundim te ciklit mesimor dhe pa i njoftuar me pare. Deri me tani ata kane studiuar sipas programit 4-vjecar, nderkohe qe ne fund do te pajisen me diploma te nivelit te pare. Ky fakt i ka detyruar studentet qe te dergojne nje sere shkresash drejt Ministrise se Arsimit, Komisionit Parlamentar te Arsimit, etj. Ata kane marre pergjigje nga ky i fundit se do te priten ne nje seance degjimore ndersa kane vendosur te protestojne edhe para MASH-it ne menyre qe edhe ky institucion te marre parasysh problemin e tyre. "Na eshte nderprere e drejta e studimeve sepse jemi lajmeruar se sistemi yne do te kthehet ne tre vjecar, ndersa ne deri me tani kemi studiuar me sistemin kater vjecar. Kjo eshte padrejtesi, sepse ne kemi nisur sistemin e vjeter, ashtu sikurse kemi studiuar nderkohe qe vetem kete vit na eshte bere pershtatja me sistemin e ri. Pra lendet te cilat po zhvillojme aktualisht, nuk kane asnje perputhje me programin te cilin ne kemi nisur ne vit te pare", kane pohuar studentet. Gjithashtu, ata kane kerkuar unifikimin e programeve akademike per keto kurse studentesh me Fakultetin e Drejtesise ne Tirane dhe Universitetin i Vlores. Sipas studenteve, nese keto kerkesa nuk plotesohen, atehere ata do te futen ne greve urie, deri ne zgjidhjen e tyre.

Kerkesat
Studentet qe kane filluar vitin mesimor ne vitet 2007-2008 dhe qe sot jane studente te vitit te 3-te, dega Drejtesi, kerkojne t'u krijohet mundesia per vazhdimin e vitit te katert. Ata kerkojne nxjerrjen e nje udhezimi nga MASH qe kjo kategori te perfitoje diplome te integruar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›