E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infrastruktura, Rama: Mungon një plan kombëtar zhvillimi

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar sot se sipas agjensisë “Moody`s” Shqipëria përbën nivel rreziku për falimentim. Duke folur në tryezën për infrastrukturën në programin e PS-së “Për një rilindje shqiptare”, Rama ka theksuar se borxhi i lartë është kërcënim për falimentim.
 

“Sipas agjensisë “Moody`s” Shqipëria përbën një nivel rreziku për falimentim, pavarësisht se është investuar për punë publike. Kjo është një deklaratë e rëndë që pasqyron atë që ne e kemi bërë me dije për publikun duke u rënë këmbanave e një alarmi të domosdoshëm. Është e pamundur që Shqipëria të mbajë peshën e këtij borxhi dhe të vazhdojë rrugën e shpenzimeve kuturu” ka theksuar Rama.

Ai ka theksuar më tej se vendi sot ndodhet në udhëkryq mes rrënojës dhe rilindjes ndërsa shtoi se vizioni i PS-së lidhet me domosdoshmërinë për ti dhënë fund një kapitulli të gjatë në rrugën e një rrënimi që përbën të bëhet falimentues për Shqipërinë. 

“Në programin tonë ne kemi vendosur në fokus rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit dhe besojmë se gjendet në udhëkryq kritik mes rilindjes dhe rrënimit” tha më tej Rama.

Rama ka numëruar gjithashtu edhe tre drejtimet kryesore të programit, që synojnë rimëkëmbjen ekonomike si një ekonomi rurale moderne dhe prodhuese, një ekonomi prodhuese që ka nevojë të zgjerohet dhe të risë efikasitetin dhe shërbime tregu që duhet të rriten në sasi dhe cilësi. Sipas tij, vendit i mungon një plan kombëtar i zhvillimit të infrastrukturës rrugore e transportit dhe harta e investimeve në infrastrukturë është krejt e çoroditur.

Ai ka shtuar më tej se investimet për rrugët janë aspekti ku është abuzuar më shumë elektoralisht, shpërdoruar më shumë financiarisht dhe dëmtuar më shumë ekonomikisht, në raport me potencialet.

Kryesocialisti Rama ka theksuar më tej se një tjetër problem është edhe borxhi që ka qeveria ndaj kompanive të cilat kanë lidhur kontrata me qeverinë për punimet publike. “Janë 100 milionë dollarë para borxh të deklaruar dhe disa miliona të tjera të padeklaruara pasi firmat e ndërtimit janë marrë peng dhe janë kthyer në kompani skllave të pushtetit politik dhe jetojnë me terrorin e mospagimit të punës së bërë ndërkohë që në një vend normal duhej të kërkonin dëmshpërlim për mospagimin në kohë” ka theksuar Rama.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›