E Diel, 1 Nëntor 2026

Infrastruktura në shkolla, KE, projekt për vlerësimin e kushteve

Në vite, qeverisë i duhen 25 milion euro për të përmirësuar infrasturkurën në shkolla. Për herë të parë në Shqipëri, nga një projekt i huaj i financuar nga Komisioni Europian do të ketë një inventar të kushteve në të cilën mësojnë nxënësit në Shqipëri. Sipas një monitorimi të bërë në rreth 4700 institucione arsimore në vend janë evidentuar një sërë problematikash.

Në kopshte, ndërtesat, pajisjet dhe mjetet didaktike janë në gjendje të dobët dhe larg standardeve. Shkollat 9-vjeçare, kryesisht në zonat rurale kanë infrastrukturë fizike jashtë standardeve duke ndikuar në cilësinë e të mësuarit. Ndërsa shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale kanë probleme me infrastrukturën, mungesën e pajisjeve laboratorike dhe mësimi bëhet me 2 ose 3 trune. Ministri e Arsimit Myqerem Tafaj, pranon problemtikën duke thënë se duhen ndërhyrje për të rritur cilësinë.
 

Nëpërmjet këtij projekti , Ministria e Arsimit dhe drejtoritë arsimore do të kënë online një databazë ku do pasqyrohet gjendja aktuale. Kjo në mënyrë të tillë që MASH të bëjë një parashikimi me të qartë se ku duhet ndërhyrë dhe sa para duhen investuar në infrasturkurën e shkollave.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›