Vështirësitë financiare, këtë vit nuk ka shpërblim për pensionistët
Share
Kryeministri Berisha përbetohet se Shqipëria nuk është prekur nga kriza ekonomike, por faktet tregojnë të kundërtën. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka konfirmuar sot faktin se pensionistët nuk do të marrin këtë vit shpërblim me rastin e festive të fundvitit, për shkak të vështirësive financiare.
Sipas tij shpërblime do të ketë vetëm për punonjësit e administratës, të cilët do të marrin një shumë prej 10 mijë lekësh.
Bode ka pranoi sakaq se me amnistinë fiskale nuk u arritën synimet, duke ja vënë fajin për këtë opozitës, pasi sipas tij, qëndrimi i opozitës u bë pengesa kryesore.
Amnistia fiskale nuk u propagandua si duhej dhe nuk u arriten synimet. Kundërshtimi i opozitës solli dështimin,- deklaroi Bode.