E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ingrid Gjoni: Inshallah

Është një prej këngëtareve më të njohura në Shqipëri, por Ingrid Gjoni kohës së fundit ishte mjaft e tërhequr nga jeta publike. Arsyeja është djali i saj Paridi, që tashmë ka mbushur 1 vjet.

Duket që këngëtarja e merr djalin ngado që shkon, pasi dëshiron të ketë gjithmonë pranë vetes. Paridi e ka shoqëruar të ëmën edhe në studio ku ka incizuar këngën e saj më të re, që pritet të publikohet shumë shpejt, shoqëruar me videoklip.

Gjoni ka publikuar videon paralajmëruese, ku shfaqet edhe i biri, me tortën e ditëlindjes së parë, por nuk janë zbuluar më shumë detaje, lidhur me tematikën e saj.
Kënga mban titullin ''Inshallah'', një shprehje karakterisitike për muslimanët, që ka kuptimin ''në dashtë Zoti". /Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›