Zana Krasniqi nuk është e lidhur me Lorik Canën
Në kohën kur sajtet angleze po “vlojnë” nga thashethemet për lidhjen e mundshme mes kapitenit të ri të Sunderlandit, shqiptarit Lorik Cana dhe ish-Miss Universe of Kosovo 2008 të dyja palët më në fund kanë reaguar duke mohuar çdo lloj lidhje mes tyre. Babai i Zana Krasniqit dhe agjenti i saj kanë mohuar të tilla thashetheme, ndërkohë që edhe Lorik Cana është shprehur se ai nuk ka fare të bëjë me Zanën, sepse ai ka kohë që është i lidhur me një modele franceze. Mundësia e një lidhjeje mes dy personazheve u lakua që pas publikimit të disa fotove që shfaqnin Zanën dhe Lorikun së bashku, por që ato asnjëherë nuk janë komentuar nga palët. Edhe pse për pak kohë zërat ranë në qetësi, fakti që Lorik Cana nënshkroi për skuadrën angleze të Sunderlandit ka bërë që të zgjohen sërish fjalët, por kjo në një sërë sajtesh të cilët nuk janë shqiptarë ku filluan të postoheshin foto të bukuroshës kosovare dhe duke u lakuar fakti që ajo ka qenë pjesëmarrëse në Miss Universe 2008 ku u rendit e gjashta. Për Zanën gjithashtu mediet angleze siç ishin “Sunday Times” spekuluan edhe me faktin që ajo po kërkonte një shtëpi në Britani për t’u shpërngulur pranë të dashurit të saj. Gjatë verës Cana është parë në plazhet e Dhërmiut me një modele që nuk ishte Zana Krasniqi, por edhe pse ky lajm u publikua sërish thashethemet për lidhjen e tij me Zana Krasniqin nuk morën fund, madje u përforcuan më shumë kur ai nënshkroi për skuadrën angleze.