Adela & Bjordi - Ja çfarë do bëjnë në televizion këtë sezon
ermira shpetimi
Radio, televizion..... projekte të rëndësishme dhe afatgjata, por tani flitet edhe për kinematografi. Duken si ëndrra të bukura që gjithsecili do të donte të paktën t’i shfaqeshin si vizione teksa mbyll sytë për të dremitur, ndërkohë që për Bjordin dhe Adelën gjithçka po materializohet dalëngadalë në diçka reale dhe të prekshme. Në kohën kur sytë dhe veshët janë totalisht të drejtuar drejt programeve televizive që rezervon vjeshta, ka edhe një kuriozitet tjetër, po Bjordi dhe Adela ku do të jenë? Personazhet që vetë teleshikuesi i bëri të famshëm duke iu falur shumë dashuri dhe përkushtim, duhet të jenë akoma në ekran. Dhe jo në mënyrë sporadike, por ata që bënë tifo për to për tre muaj me rradhë, duan të kenë orën e takimit me personazhet e tyre të zemrës, tamam si atëherë kur ndeznin televizorin dhe e dinin mirë se brenda asaj kutie të vogël, ishin gjithmonë ata të dy. Dhe pikërisht brenda kësaj kutie ku lindën dy personazhe shumë të pëlqyer, ku lindi dhe ndjenja e fortë mes tyre, tanimë do të startojë një karrierë e vërtetë që me shumë gjasa do të rritet dhe piqet në kohë. Ajo që u imagjinua gati gati si një mision i pamundur për dy të rinjtë asokohe nën presionin e kamerave të një reality show, tanimë paraqitet pa as edhe më të voglën pengesë. Me mbarimin e “Big Brother” ofertat kanë qenë nga më të ndryshmet, pasi dihej me siguri se prezenca e Bjordit dhe Adelës do të thoshte audiencë, do të thoshte interes. Sot kur mungojnë vetëm pak ditë para fillimit të sezonit të ri televiziv, ata kanë vendosur t’i përkushtohen programit “E diell” ku janë të ftuar që të dy nga organiziatorët, ndërkohë që ka edhe më... Megjithëse programi “E diell” është mjaft impenjativ, dy të rinjtë duket se kanë ndezur motorat për të punuar shumë dhe televizoni do të jetë vetëm njëri nga angazhimet e tyre. Së shpejti në “Top Albania Radio” do të startojë një program ku projektin, idenë dhe prezantimin do ta bëjë vetë Adela. Akoma nuk mund të thuhet diçka konkrete por duket se edhe në këtë drejtim sinjalet janë të mira. Për më tepër, para se të hynte në “Big Brother”, Adela e ka shprehur gjithmonë dëshirën e saj për të punuar në një radio.
Kinematografia, ftesa surprizë
Që Bjordi e ka pikë të dobët kinemanë, kjo është një gjë që tashmë e dinë të gjithë. Vetë organizatorët e “Big Brother” i bënë një surprizë për ditëlindje që kishte të bënte pikërisht me këtë lloj angazhimi. Një provë për të marrë pjesë në një film italian, është një plan i mbetur pezull por që me siguri do të realizohet në një kohë të caktuar. Gjithsesi vetë Bjordi i cili zgjodhi që të rikthehet duke nisur gjithçka me “Big Brother”, duket tani më i interesuar për projektet e shumta në Shqipëri, mbi të cilat diskutohet për ditë dhe ku ata e shohin veten protagonistë. Por edhe ëndrra për kinema duket se po gjen terren për t’u bërë realitet. Shumë shpejt do të realizohet një serial televiziv nga “Top Channel” ku ndërmjet shumë emrave të njohur do të luajnë edhe Bjordi me Adelën. Ky lajm ka gëzuar jo pak dy të rinjtë për të cilët kinemaja është një tjetër fushë shumë interesante të cilën ata duan ta eksplorojnë seriozisht. Madje Adela ka bërë edhe tentativën e parë duke bërë disa prova si dublante e filmave vizatimorë dhe sipas informacioneve tona, zëri i saj dhe ngjyrimet që ajo i jepte sipas situatave, e kanë lënë të surprizuar regjizorin e këtyre filmave duke parë tek Adela një dubluese shumë të talentuar. Përveç kësaj Adela dhe Bjordi po punojnë me profesorë për teknikat e aktrimit ndërkohë që vitin që vjen kanë ndërmend të futen në shkollën e lartë për aktrim, në mënyrë që të bëhen profesionistë të vërtetë, meqë dhe talenti nuk iu mungon.
Shumë punë dhe pak jetë nate
Nuk e pëlqejnë shumë jetën e natës, aq sa mund të numërohen me gishtat e njërës dorë herët që ata kanë dalë në klube nate, me përjashtim të ftesave për ditëlindje apo ndonjë party dhe si gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Preferojnë të rrinë në shtëpi dhe në mbarim të stinës së verës e cila të fton vetëm për pushime dhe relaks, ata kanë bërë një axhendë të vetën ku mbizotëron një regjim i rreptë dhe sistematik i të punuarit për t’u rritur profesionalisht dhe për t’u pëlqyer sa më shumë nga publiku. Dihet që personazhet e një reality show ikin po aq shpejt sa edhe vijnë tek ne, nëse në jetën e tyre ata nuk arrijnë të bëjnë diçka të veçantë dhe serioze që lidhet me botën e televizionit. Kjo ka qenë arsyeja që Bjordi dhe Adela edhe pse shumë të rinj, kanë kuptuar që famën e tyre që sot e kanë krijuar vetëm thjesht ekzistencën e tyre ia kanë bërë me dije botës, ata mund ta mbajnë në këto nivele dhe ta rrisin akoma, vetëm falë punës dhe përkushtimit. Talenti dhe vullneti nuk iu mungon, përkrahja nga miqtë gjithashtu, përveç të tjerash ka të ngjarë që ata të dy të jenë çifti më i dashuruar në Shqipëri, gjë që iu jep ‘karburantin’ e duhur për të ecur përpara, kështu që nuk na mbetet tjetër veçse të mbajmë në dorë pultin e televizorit dhe të presim ata të dy teksa do të na shfaqen sërish në ekran. Me siguri surprizat edhe kësaj here nuk do të mungojnë.