Ingusheti, një aktivist i opozitës mbetet i vrarë nga një atentat
Një aktivist opozitar nga rajoni rus i Ingushetisë, u qëllua sot për vdekje në makinën e tij, në një nga aktet më të fundit të dhunës në Kaukazin e Veriut. Figura e njohur e opozitës dhe biznesmeni lokal, Maksharip Aushev po udhëtonte me makinën e tij pranë qytetit Nalchik, në rajonin e afërt Kabardino-Balkaria, kur atomjeti i tij u gjend nën breshërinë e armëve të zjarrit, thuhet në faqen e internetit të opozitës, duke konfirmuar njoftimet e mëparshme të agjencive të lajmeve. Sulmi me armë automatike ndodhi në një rrugë kryesore, por rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta, thuhet më tej në faqen e internetit të opozitës.
Aushev ishte një kritik i ashpër i ish-presidentit e rajonit Murat Zyazikov, por kishte marrëdhënie të mira me Yunus-Bek Yevkurov, i emëruari i Kremlinit që mori postin e presidentit një vit më parë. Edhe Yevkurov ka qenë shënjestër e një atentati në qershor të këtij viti.
Sulmet në rajonet e Kaukazit verior nën kontrollin e Moskës janë shtuar ndjeshëm këtë vit.