Mafia hodhi lëndë radioaktive në Jon, Greqia nis hetimet
ATHINË- Autoritetet greke kanë nisur të hetojnë mbi alarmin e dhënë dy javë më parë nga Italia se në thellësitë e detit Jon janë hedhur mbeturina radioaktive. Alarmi u dha nga vetë mafia italiane kalabreze që njoftoi autoritetet në Greqi se materiale toksike janë hedhur në detin Jon që lag edhe brigjet e Shqipërisë. Një prej anëtarëve të mafias kalabreze i quajtur Francesko Fonti u ka thënë autoriteteve italiane se është përfshirë vetë në mbytjen e anijeve me materiale radioaktive në Jon, si pasojë e një operacioni për t’iu shmangur ligjit vendas. Sipas mediave greke Kathimerini, Earth Times, citohet dhe një organizatë ambientaliste italiane ‘Legambiente’, se 30 mjete lundruese mund të jenë zhytur në këtë mënyre në 20 vitet e fundit, 7 nga të cilat janë fundosur afër ishujve joniane Paksoi, Cefalonia dhe Zakinthos. Sipas mafiozit kalabrez Fonti, anijet mbartnin mbeturina toksike nga kompanitë farmaceutike, të cilat e kishin paguar mafian me një shifër prej 1.5- 15 milionë dollarë për cdo anije që fundosej larg tyre.
Ndërkohë kreu i komitetit të energjisë atomike në Greqi, Kristos Kousidias ka thënë për gazetën “Kathimerini” se nevojitet një kërkim i organizuar për materialin radioaktiv në det, ndërkohë që thotë se pala greke duhej të informohet për vendet e sakta se ku janë fundosur anijet, që të dihet se cfarë veprimi të merret.
Ndërkohë autoritetet italiane po hetojnë nëse 120 kontenierë të gjetur në një anije 22 km larg brigjeve të Kalabrisë përmbajnë gjithashtu mbetje toksike të hedhura nga mafia.
(m.a/News24/BalkanWeb)