E Shtunë, 31 Tetor 2026

Freden: Rekomandimi i KE-së për Maqedoninë, vendim teknik

Rekomandimi i Komisionit Evropian për Maqedoninë ishte një vendim teknik e jo politik. A do të marrë Maqedonia datë për fillimin e negociatave, pritet të shihet më 7 dhjetor, në fund të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së. Kështu shprehet ambasadori i Suedisë në Shkup, Lars Freden në një intervistë për radion Evropa e Lirë.
Sipas Freden vendimi politik për fillimin e negociatave do të jetë ai i presidencës së BE-së. Në rast se vendi nuk tregon gatishmëri për të zgjidhur çështjen e emrit deri me 7 dhjetor, atëherë nuk përjashtohet mundësia e vetos greke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›