E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rëndohet bilanci i viktimave në Bagdat, 132 të vdekur, 500 të plagosur

Rëndohet bilanci i viktimave të shkatuara nga shpërthimi i dy autobombave në kryeeqytetin iraken. Si pasojë e shpërthimeve të ndodhura gjatë orëve të fundit, të paktën 132 persona kanë humbur jetën dhhe rreth 500 të tjerë janë plagosur në bagdat. Autobombat kishin si objektiv dy godina qeveritare përfshirë këtu, edhe ministrinë e drejtësisë. Këto janë sulmet më të përgjakshme të ndodhura në kryeqtyetin iraken për një periudhë kohore prej 2 muajsh. Edhe pse dhuna ka pësuar rënie në irak , falë bashkëpunimit të amerikanëve më disa sheikë tribalë dhe falë dërgimit të trupave shtesë nga ëashingtoni, por pavarësisht kësaj, sulmet janë të shpeshta në këtë vend. Dy sulmet që provokuan dhjetëra vitkima sollën gjitahshtu dëme të shumta materiale dhe shtëllunga tymi mbuluan zonën e goditur. Sulmet që trondinë bagdatin mengjesin e së dielës, ne me pak se nje minute nga njeri-tjetri, krijuan panik dhe terror në bagdat. autobombat u hodhen ne ere para Ministrise se Drejtesise dhe selise se administrates rajonale te Bagdatit. Atentatet janë dënuar nga udheheqesit e Irakut, sipas te cileve, goditja e fundit tregoi edhe njehere se militantet kane si objektiv te demtojne procesin politik dhe qeverisjen ne Irak. Burime të reuters thonë se dhjetëra trupa dhe makina të shkatërruara janë parë në vendin e ngjarjes. Në gusht të këtij viti, të tejra sulme kundër godinave qeveritare, provokuan rreth 100 të vdekur. Sipas reuters që citon burime irakene, këto sulme mund të kërcënojnë sigurinë dhe besimin tek kryeministri Nuri al-Maliki përpara zgjedhjeve parlamentare te vitit të ardhshëm dhe mund të frenojnë investitorët e huaj, vecanërisht në sektorin e naftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›