Shkollat me ndriçim të dobët, 85 % e tyre qorrojnë fëmijët
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Nga problemet më të rëndësishme të Shëndetit Publik janë edhe çrregullimet pamore të fëmijëve kryesisht të moshës shkollore. Sipas të dhënave të OBSH-së, rezulton se popullata evropiane kalon në këto ambiente të brendshme rreth 90% të kohës. Veçanërisht fëmijët kalojnë deri në 8 orë në ditë, për rreth 200 ditë në vit, në mjediset parashkollore/shkollore (OMS). Këto të dhëna theksojnë rëndësinë e veçantë që merr në këtë mënyrë plotësimi i kushteve optimale i këtyre mjediseve për shëndetin e fëmijëve, si vend kryesor ku ata kalojnë pjesën më të madhe të ditës.
Statistikat
Nga të dhënat e mbledhura nga literatura të ndryshme theksohet se këto çrregullime prekin rreth 5-10% të fëmijëve. Nga studimet e kryera nga specialistët e Klinikës Okulistike, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Departamentit të Shëndetit Publik, në Fakultetin e Mjekësisë, ka rezultuar se 14.79 % e fëmijëve të klasave të para kanë pasur probleme të pamjes në një ose në të dy sytë. Para moshës 9-vjeçare sistemi viziv i fëmijës është ende i pazhvilluar mirë dhe disa nga çrregullimet e të parit mund të jenë të kthyeshme, pra të jenë të korrigjueshme. Prandaj ka shumë rëndësi kontrolli mjekësor i herëpashershëm i këtyre fëmijëve me qëllim parandalimin e hershëm të çrregullimeve. Ndërsa për fëmijët e moshës mbi 9 vjeç sistemi viziv është i zhvilluar dhe i maturuar plotësisht dhe mundësia e korrigjimit është më e pakët.
Mjekët
Mjekët thonë sem për sa i përket identifikimit të këtij problemi në këto grup-mosha, nga ana teknike është plotësisht i realizueshëm. Kjo bën të mundur ndërhyrjen e menjëhershme dhe në kohën e duhur. Rol të rëndësishëm në identifikimin e hershëm të faktorëve të riskut dhe trajtimin e tyre me ndërhyrje të thjeshta, që do të bënin të mundur kufizimin e ecurisë dhe përparimin e mëtejshëm të problemeve të shikimit, luan depistimi tek fëmijët e moshës shkollore, kryesisht mosha 6-9 vjeç. Një vëmendje e veçantë në institucionet shkollore duhet t i kushtohet ndriçimit natyror dhe artificial, i cili, nëse nuk është projektuar dhe vendosur ashtu siç duhet, sjell probleme në sistemin pamor të fëmijëve.
Faktorët
Ndriçimi natyror në këto mjedise, varet nga një sërë faktorësh, si: klima e dritës së një vendi me të cilën ne kuptojmë faktoret si brezi gjeografik dhe kushtet meteorologjike; orientimi i shkollës dhe i dritareve; madhësia e dritareve dhe numri i tyre; sipërfaqja e dhomës, ngjyra e mureve të dhomës etj. Procesi mësimor zhvillohet në periudhen vjeshtë-dimër-pranverë (duhen pasur parasysh kushtet meteorologjike) si dhe, pothuajse në të gjitha shkollat e vendit tonë, procesi mësimor zhvillohet edhe pasditeve, prandaj lind nevoja e projektimit dhe e vendosjes së një sistemi ndriçimi artificial në parametra të tillë që të bëjnë të mundur zhvillimin normal të mësimit. Në projektimin e sistemit të ndriçimit artificial duhen pasur parasysh disa faktorë si: niveli i ndriçimit, forma e ndriçimit dhe shpërndarja e mjeteve ndriçuese, tipi i burimit dhe mirëmbajtja e tyre.
Studimi
Studimi ka pasur për qëllim vlerësimin higjienik të ndriçimit natyror dhe artificial në shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe matjen e mprehtësisë së pamjes tek fëmijët e moshës 6-9 vjeç, nëpërmjet realizimit të këtyre objektivave: vlerësimi higjienik i ndriçimit natyror dhe artificial në ambientet e brendshme të mësimit; matja e mprehtësisë së pamjes MP (vizus) tek fëmijët e grup-moshës 6-9 vjeç. Gjithashtu, studimi synonte vlerësimin e shkallës së ndikimit të këtyre faktorëve në lindjen dhe përparimin e çrregullimeve pamore si dhe përmirësimi i tyre për parandalimin e çrregullimeve, që ato shkaktojnë në këtë grup-popullatë. Në këtë studim (cross-sectional) u përfshinë 506 fëmijë të moshës 6-9 vjeç, nxënës të 13 shkollave të arsimit 9-vjeçar, të shtrira në 5 rrethe të vendit: Tiranë 3 shkolla (“F. Noli”, “Dh.Leka”, “R.Jarani”); Shkodër 2 shkolla (“I. Qemali”, “P.Rexhepi”); Vlorë 3 shkolla (“J. Minga”, “4-Heronjtë”,”H. Mëhilli”); Korçë 3 shkolla (“S. Gura”, “Asdreni”, “Xh. Dishnica”); Elbasan 2 shkolla (“L. Gurakuqi”, “Q. Guranjaku” ). Sipas specialistëve, përzgjedhja e grupit target u bë në mënyre rastësore, ndërsa përzgjedhja e shkollave u bë duke pasur parasysh kriteret: të rikonstruktuara; të reja; të parikonstruktuara.
Pyetësori
U plotësua një pyetësor, pjesa e parë e të cilit përmban të dhëna të përgjithshme socio-demografike të fëmijës; pjesa e dytë përmban të dhëna që lejojnë vlerësimin e faktorëve, të cilët ndikojnë në ndriçimin natyror dhe artificial të ambientëve të brendshme të mësimit; pjesa e tretë përmban të dhëna mbi kontrollet periodike të fëmijës tek mjeku specialist (okulisti). U krye matja e mprehtësisë së pamjes të fëmijëve (vizusit) me ndihmën e një tabele standarde si dhe matja e ndriçimit natyral dhe artificial në bazë të procedurave standarde të rekomanduara nga OBSH, me ndihmën e aparatit LUXMETER - “Testo 545”.
Rezultatet
Në studim u përfshinë 506 fëmijë të grup-moshës 6-9 vjeç, nga të cilët 52.2% ishin meshkuj dhe 47.8% ishin femra. Pas depistimit të vizusit rezultoi 19.6% e fëmijëve me mprehtësi pamjeje të ulur, shifër relativisht e lartë.
Frekuenca e fëmijëve me mprehtësi pamjeje të ulur.
Bazuar në të dhënat e përftuara nga depistimi në rrethe të ndryshme u vu re se Korça ka prevalencen më të lartë të këtij çrrregullimi ( 31.7%). Nga 99 fëmijët që rezultuan me mprehtësi pamjeje të ulur, 87% e tyre nuk kanë kryer asnjëherë vizitë kontrolli tek mjeku specialist (okulisti). Kjo përbën një arsye të rëndësishme për diagnostikimin me vonesë të çrregullimeve pamore dhe mundësinë e korrigjimit në kohën e duhur. Të dhënat tregojnë se numri më i madh i fëmijëve me mprehtësi pamjeje të ulur u gjet aty ku koeficienti i ndriçimit natyror është më i ulur (1: 8). Bën përjashtim rasti me koficient ndriçimi 1: 5, ku ndodhen 8 fëmijë me MP të ulët, i cili duket pak kontradiktor me sa u tha më lart, por që kjo mospërputhje ka të bëjë me faktin e ndikimit edhe të komponentit të trashëgimisë në çrregullimet pamore.
Shkalla e ndriçimit
Bazuar edhe në normat e rekomanduara nga Agjencia Ndërkombëtare e
Ndriçimit (700-1000 lux) vërejmë se 2 shkolla: “J.Minga” (Vlorë) dhe “L.Gurakuqi” (Elbasan) janë brenda normave të lejuara. Në studim theksohet se të dyja këto shkolla janë të reja ose të ristrukturuara plotësisht. Lidhur me ndikimin e “llojit të burimit të ndriçimit” 63.6 % e fëmijëve me mprehtësi pamjeje të ulur, mësojnë në ambiente me burim ndriçimi inkandenshent (llampë e zakonshme elektrike),vetitë e padëshirueshme të të cilit shkaktojnë dëmtime të pamjes. Ndërsa 36.3% e tyre mësojnë në ambiente me burim ndriçimi fluoreshent. Vëmë re se nga 99 fëmijët me mprehtësi pamjeje të ulur, vetëm 33. % ( 33 fëmijë) e tyre kanë kryer vizitën tek mjeku okulist, kjo për arsye subjektive të prindërve të fëmijëve. Nga 33 fëmiijët e paraqitur tek mjeku okulist, 32 prej tyre ose 96.9 % paraqesin çrregullime të të parit, të cilët kanë filluar menjëherë trajtimin mjekësor të tyre.
Rekomandime
Nisur nga rezultatet e këtij studimi, 19.6% e fëmijëve të përfshirë në studim rezultuan me mprehtësi pamjeje të ulur. Rreth 84.6% e shkollave në studim rezultuan me ndriçim të pamjaftueshëm (nën normat e lejuara ndërkombëtare). Mjekët specialistë theksojnë që të parashikohen kushtet e ndriçimit brenda normave të rekomanduara që në projektimin e këtyre mjediseve, me qëllim parandalimin e patologjive që mund
të shkaktohen. Gjithashtu nevojitet të rritet roli i mjekut të familjes dhe atij të shkollës lidhur me ndërgjegjësimin e prindërve për kontrollin periodik dhe të vazhdueshëm të fëmijëve të tyre për problemet e shikimit. Njëkohësisht është e domosdoshme që normat tona orientuese, të përdorura deri më sot për ndriçimin, të përafrohen me normat e rekomanduara nga Agjencia Ndërkombëtare e Ndriçimit (Bazuar në konceptet e reja, lidhur me fiziologjinë e shikimit, në funksion të ngarkesës së punës së një nxënësi).
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008