Iniciative qytetare e migranteve shqiptare ne Greqi

Ishte hera e pare qe Nikos Katranis nenkryetari i Bashkise Poliknitu njeres prej 13 njesive te Unionit Bashkiak te Mitilinit ne ishullin Lesbos ne kufi me Turqine pati aq shume ftesa per te folur ne median e shkruar dhe elektronike lokale por edhe qendrore.
Kete telash ia krijuan imigrantet shqiptare te bashkise te cilet ne mungese te fondeve dhe personelit per shkak te krizes iu pergjigjen te paret apelit te tij dhe te dielen e pare te prillit me pune vullnetare krasiten pemet dekorative dhe pastruan plazhin ne prag te hapjes se sezonit turistik.
Ishte nje mesazh vullnetarizmi dhe per gjithe te tjeret dhe mendoj se mbollem mire se pame reflektim dhe nga grupe te tjera... thote nenkryetari i bashkise. Plazhi nderroi pamje por edhe imigrantet bene nje hap te prekshem integrimi ne shoqerine lokale.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryebashkiaku Dhimitris Vunacos pergezon imigrante shqiptare per punen vullnetare. Ishte nje ftese nga ana ime e cila ishte shume e ndergjegjshme. Me kushtet dhe veshtiresite qe kemi mendova se mund te kontribuojne edha ata qe te mund te pastrojme plazhet tona te pastrojme mjedisin qe eshte edhe i tyre thote Katranis. Me shume se plazhin e pastruar pas aksionit vullnetar ai vlereson pastrimin e paragjykimeve raciste per te huajt. Ata treguan se nuk jane dhe aq te huaj.
Kryebashkiaku Dhimitris Vunacos qe erdhi edhe i pershendeti u premtoi se me rastin e Shen Gjergjit qe eshte edhe nje feste lokale do ti ftoje me familjet e tyre per tu bere nje dreke dhe per tu dhene nje dhurate femijve. E cilesoi ngjarje politike dhe keshtu eshte. Se eshte tej cdo margjinalizimi racizmi dhe cdo gjeje tjeter negative thote Katranis.
Pas vullnetareve imigrante ai sheh njerez punetore familjare qe per 15 vjet bashkejetojne ne menyre shume harmonike dhe pa probleme te vecanta me vendasit.
Pas ketij veprimi qytetar pati nje tjeter afinitet me popullsine vendase ketu. Njerezit jane bere me te afert thote Adriatik Plaka kryetari i Shoqates se Imigranteve qe eshte ne formim e siper.
Ai flet per kuvendin qe u be pas apelit dhe vendimin qe u mor. Plaka e cileson ndihmen si shume modeste por te nevojshme ne kushet e krizes dhe u drejton apel bashkatdhetareve te tij per nisma dhe levizje te ngjashme Ne qofte se munden ta bejne nje dite hallall te ndihmojne vendin ku jetojne se femijte ketu i kemi te jete nje jete me e lumtur dhe per ne.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Imigrantet shqiptare pas pastrimit te bregut ne ishullin e Lesbosit. Akti i 30 imigranteve shqiptare te Mitilinit mund te kalonte fare ne heshtje ashtu si jo ne pak raste ndodhi me kontributin e madh te imigranteve 20 vitet e fundit ne Greqi. Ne kete kuptim ka te drejte gazetarja e imigracionit Sonila Laci kur thekson Per mua qe jam shqiptare eshte me se i pritshem nje veprim i tille. Thjesht vendasve iu mori paksa kohe per te kuptuar se gjate gjithe ketyre viteve kane patur ne krah dhe jo vetem ne pune njerez me ndjenja vullnetare dhe shpirt human te predispozuar te ofrojne ne menyre te pashtershme kontributin e tyre ne cdo sfere shpesh here edhe kundrejt asnje pagese. Dhe te themi te drejten e kane bere mjaft here kete gje vecse nuk ka marre permasa kaq te medha sa ne Mitilini.
Kjo eshte edhe arsyeja me sa duket e satisfaksionit qe ngjalli ngjarja e Mitilinit tek imigrantet e tjere shqiptare te Greqise.
Shqiptari eshte zemergjere mjafton qe te njohesh punen e tij thote Atmir Ago i papune i cili do te mirepriste sic sqaron nje apel te ngjashem edhe nga kryetari i Bashkise se Athines per te bere nje gje pozitive se bashku me 200-300 imigrante te tjere.
Puna vullnetare eshte kapitali qe imigrantet ofrojne per perballjen e krizes. Se kjo krize do qe ti japim doren njeri tjetrit... Nje fjale e urte thote se aty ku ha ku pi eshte edhe vendlindja jote thote Atmiri.
Gjerat e vogla ndonjehere fshehin brenda tyre gjera te medha. Dicka e tille ndodhi edhe ne rastin e vullnetarizmit te imigranteve qe zgjoi reflekset me te mira edhe te shoqerise vendase.
Por natyrisht do te duhej qe edhe vendi tu garantonte atyre nje status juridik me te sigurte te barabarte me vendasit ne menyre qe kontributi i tyre te jete me real me i prekshem te mund te shtrihet ne te gjithe Greqine dhe ata te ndjehen nese e deshirojne banore te perhershem te ketij vendi thote gazetarja Sonila Laci.
Autor Niko Anagnosti / Athine
Redaktoi Eliana Xhani