E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Face the Reflection”

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 10:03

10 fotografë, me histori dhe fotografi të panumërta, do të ekspozojnë sot pamjet e dy qyteteve, Prishtinës dhe Beogradit, në Galerinë e Qendrës së Kulturës, në Beograd.

Për 10 javë, artistë të rinj nga Beogradi e Prishtina komunikuan mes veti vetëm nëpërmjet fotografisë, pa ditur emra, histori apo prejardhje. Reflektimet e realitetit lokal të këtyre artistëve gjatë ekspozitës do të tregojnë dallimet mes dy qyteteve - nëse ka ndonjë.

Ideja ishte që secili nga ta të krijonte një temë përmes imazheve në vend të fjalëve. Çdo fillimjavë një fotograf-artistë e fillonte me një temë të paraqitur vizuelisht, e gjatë javës të gjithë artistëve tjerë u duhej të krijonin nga një fotografi që i përshtatej temës, dhe t’i përgjigjeshin vizuelisht atij që e kishte iniciuar atë.

Ideja e projektit ishte edhe që të mos publikoheshin emrat e fotografëve, e as qyteti prej nga vijnë. Vetëm gjatë ekspozitës do dihet identiteti i të gjithë fotografëve pjesëmarrës dhe vendlindja e tyre. Ndryshe, në ekspozitën që çyshtë pjesë e projektit “Face the Reflection”, të Ana Dragic, marrin pjesë edhe pesë fotografë të rinj nga Kosova, të cilët tashmë ndodhen në Beograd.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›