E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta - me i miri ne euro 2012

Është ai, është Andres Iniesta! Ylli i mesfushës së Spanjës u shpall si lojtari më i mirë i këtij kampionati europian. Pasi fitoi titullin me skuadrën e tij kombëtare, ai u veçua për cilësinë e lojës së tij.
Iniesta u shpall 3 herë lojtari i ndeshjes në 6 takimet e iberikëve në Ukrainë dhe Poloni. Kjo ndodhi në ndeshjen e grupit ndaj Italisë, barazuar 1-1, pastaj në ndeshjen e grupit ndaj Irlandës, fituar 4-0 dhe tani së fundi në finale.
Iniesta është lojtari i tretë në Europian që ka goditur më shumë portën kundërshtare dhe ndonëse ka ka shënuar vetëm një gol, duke dhënë gjithashtu vetëm një asist goli, sërish ka qenë pjesëmarrës në shumicën dërrmuese të ndeshjeve të “La Rohës”.
Ai është lojtari i gjashtë për efikasitetin e pasimeve të tij, duke qenë në nivelin 75 për qind me 465 pasime të provuara dhe 350 të realizuara.
Është hera e dytë radhazi që një lojtar i Spanjës fitoi titullin e futbollistit më të mirë në një kampionat europian. Iniesta pason shokun e tij të skuadrës, madje shokun e tij të repartit, Ksavi Hernandez, i cili u shpall si më i miri në Euro 2008.
Të dy këta kampionate europianë janë fituar nga Spanja. Po ashtu, Spanja e këtij viti fitoi edhe Këpucën e Artë, pasi kjo iu dha Fernando Torresit, lojtarit që shënoi 3 gola, aq sa disa lojtarë të tjerë në turne, por vendimtar ishte asisti për Huan Matën në rastin e golit të katërt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›