Ferrara drejton Sampdorian

Sampdoria ka konfirmuar se Ciro Ferrara do të jetë trajner i ri, por nevojitet edhe pak kohë para zyrtarizimit të marrëveshjes.
“Do të njoftojmë për emërimin e Ferraras brenda 24 orëve të ardhshme”, deklaroi drejtori sportiv i Sampdorias, Pasquale Sensibile.
“Janë edhe disa detaje që duhen sqaruar me trajnerin dhe Federatën Italiane të Futbollit në mënyrë që ta lirojnë atë nga kontrata”, u shpreh ai. Ferrara, ish trajner i Juventusit, është aktualisht selektor i ekipit U-21 të Italisë.