Kampionet 233 tituj ne total

Me Kupën e Europës të fituar në finalen përballë Italisë në Kiev, 23 futbollistët e përfaqësueses spanjolle kanë arritur shifrën e 233 titujve të fituar në total. Mesatarisht, më tepër se 10 trofe të fituar për futbollist.
Kombëtarja spanjolle përbëhet nga një brez shumë i talentuar lojtarësh, që kanë shkruar historinë, por mbi të gjitha që janë mësuar të fitojnë. Ky ishte trofeu i parë në karrierë për Zhordi Alban, që deri më tani nuk kishte arritur të festonte asgjë në nivel profesionist.
Megjithatë, mbrojtësi i majtë, që tashmë do të luajë me Barcelonën, ka si trofe të parë as më shumë e as më pak, por titullin europian.
E kundërta ndodh për Ksavin dhe Iniestan, dy talentë të jashtëzakonshëm të futbollit modern, e që me fitoren në Euro 2012 ngjiten në kuotën e 24 trofeve të fituar nga secili, në nivel klubesh dhe kombëtaresh.
Ata ndiqen nga dy shokët e skuadrës te Barcelona, portieri Viktor Valdes me 21 tituj dhe mbrojtësi Zherard Pike me 20, ndërsa Iker Kasijas i ndjek me 18 trofe.
Negredo dhe Jorente ngjiten në kuotën e dy kupave të fituara. Nga shtatë futbollistët e renditur në vend të parë, gjashtë janë të Barcelonës, ndërsa në dhjetë të parët, 9 janë të Barçës dhe Real Madridit.
Ndërkohë, Fernando Torres dhe Huan Mata, që e kanë mbyllur këtë sezon duke fituar Champions Leaguen dhe Euro 2012, janë ngjitur në kuotën e 7 trofeve. Përsa i takon ndeshjeve, Kasijas ka 137, Ksavi, 115, Shabi Alonso 102, Torres 98 dhe Sergio Ramos 92.
Me llogari të thjeshta zbulohet se 233 trofetë e fituar në total nga futbollistët e përfaqësueses së Spanjës janë arritur pas 1100 ndeshjesh të luajtura.