Spanja dominon ekipin me te mire
Pas triumfit mes rekordeve në Euro 2012, me të drejtë Spanja është përfaqësuesja që dominon edhe skuadrën më të mirë të aktivitetit. Një panel teknik i UEFA-s, që ka vëzhguar me kujdes të gjithë ndeshjet, duke dhënë vlerësime për futbollistët e 16 ekipeve pjesëmarrëse, ka përzgjedhur 23 më të mirët e turneut.
Në fakt, nuk është preferuar thjesht formacioni më i mirë, por një skuadër e plotë, me numrin e futbollistëve që secila Kombëtare është paraqitur në Poloni dhe Ukrainë. Spanja dominon ekipin e ëndrrave me 10 lojtarë. Duke nisur nga Iker Kasijas, një garanci në portë, për të vazhduar me Sergio Ramos, Zherard Pike, e Zhordi Alba në mbrojtje, me të zakonshmit Ksavi, Iniesta, Shabi Alonso e Serxho Buskets në mesfushë dhe Fabregas e David Silva në sulm. Praktikisht i gjithë formacioni i hedhur në fushë nga Del Boske, me përjashtim të mbrojtësit Arbeloa. Një arritje më vete kjo e iberikëve.
Në skuadrën më të mirë pas spanjollëve, skuadrat më të përfaqësuara janë Italia dhe Gjermania. Nga nënkampionët e Europës, janë përzgjedhur Bufon në portë, Pirlo e De Rosi në mesfushë e Baloteli në sulm.
Nga “pancerat” e Joakim Lëv, të përzgjedhur janë portieri Nojer, kapiteni Lahm dhe dy mesfushorët Sami Khedira e Mesut Ozil. Në vendin e katërt renditet Portugalia me tre elementë, ku yllit Kristiano Ronaldo i shtohen edhe dy mbrojtësit Pepe dhe Koentrao.
Në ekipin më të mirë, përfqësohen në total gjashtë vende. Edhe pse katër gjysmëfinalistet Spanjë, Gjermani, Itali e Portugali mbulojnë thuajse të gjithë kontingjentin, me 21 nga 23 futbollistë, vend ka edhe për dy emra të tjerë të mëdhenj. Ata janë Stiven Xherard i Anglisë dhe Zlatan Ibrahimoviç i Suedisë.
Përsa i takon klubeve, Reali i Madridit është skuadra më e përfaqësuar me një të tretën e lojtarëve në ekipin e ëndrrave. Madrilenët kanë plot 8 futbollistë mes më të mirëve, përballë 6 të Barcelonës, duke llogaritur edhe blerjen më të fundit të katalanëve, Zhordi Alba. Më pas vijnë Bajerni i Mynihut dhe Mançester Siti me nga dy lojtarë.
SKUADRA E EURO 2012
Portierë: Iker Kasijas (Spanjë), Xhanluixhi Bufon (Itali), Manuel Nojer (Gjermani)
Mbrojtës: Zherard Pike, Sergio Ramos, Zhordi Alba (Spanjë), Pepe, Fabio Koentrao (Portugali), Filip Lahm (Gjermani)
Mesfushorë: Andres Iniesta, Ksavi Hernandez, Serxho Buskets, Ksabi Alonso (Spanjë), Andrea Pirlo, Daniele De Rosi (Itali), Sami Kedira, Mesut Ozil (Gjermani), Stiven Xherard (Angli)
Sulmues: Sesk Fabregas, David Silva (Spanjë), Mario Baloteli (Itali), Kristiano Ronaldo (Portugali), Zlatan Ibrahimoviç (Suedi)