Giffords mbijetese prej fatit

Por përse është një hap kaq ekstrem i nevojshëm? Mjekët që kanë nën kontroll shëndetin e zonjës Giffords thonë se ajo është jashtëzakonisht me fat.
Pavarësisht se plumbi ka qenë në një rreze të shkurtër dhe ka kaluar përtej gjysmës së majtë të trurit, ajo ka mbijetuar dhe ka filluar t’u përgjigjet komandave të thjeshta, si për shembull shtrëngimit të dorës.
Shumë pak njerëz me një plagë si ajo e Giffords mund të mbijetojnë dhe ta kalojnë jetën me një përvojë të hidhur.
Por për të shpëtuar jetën e saj, kirurgëve u është dashur të përdorin masa të jashtëzakonshme, si të presin gjysmën e kafkës së saj dhe ta vënë atë në akull.
Teknika në fjalë, e quajtur hemikranektomi, mund të duket barbare dhe mizore për amatorët, por ajo mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes në rastin e zonjës Giffords.