Seria A Milani frenon Lacio bie ndersa Interi gezon

Xhenoa Huan vret Romen. ezena e Bogdanit i kenaqet pikes me Xhenoan
Takimet e fundit te pjeses se pare te sezonit te Serise A kane dhuruar emocione dhe shume rezultate surprize. Keshtu skuadra qe te enjten u shpall kampione e dimrit Milani barazoi 4-4 ne shtepi me Udinezen nderkohe qe Lacio ndjekesja me e afert nuk perfitoi pasi u mund ne shtepi nga Lece. Nje tjeter takim interesant i kesaj jave ishte edhe ai i zhvilluar ne Xhenoa ku Sampdoria arriti qe te mundte Romen edhe pse miqte kaluan ne epersi te paret. Nje fitore jetike mori edhe Interi qe mundi jashte fushe ekipin e veshtire te Katanias. Ne Masimino Leonardo qe ne dy takime numeron 6 pike te grumbulluara ka rikthyer Interin e koheve te vjetra.
Zllatan shpetimtari
Ne takimin e luajtur ne San Siro u shenuan plot 8 gola nga kater per secilen skuader. Fillimisht ishin miqte ata qe kaluan ne epersi me te zakonshmin Di Natale ne minuten e 35-te por ne kufijte e pjeses se pare Pato baraspeshoi gjithcka. Keshtu pjesa e pare u mbyll ne barazim 1-1. 8 minuta nga nisja e pjeses se dyte friulianet kaluan serish ne avantazh. Sancez shenoi golin e dyte per te ardhur tek minuta e 66-te kur Di Natale shenoi serish duke thelluar rezultatin ne 1-3 per Udinezen. 10 minuta me vone nje autogol i Benatias dergoi rezultatin 2-3 dhe rizgjoi keshtu skuadren e Alegrit. Ne minuten e 82-te Pato shenoi serish e barazoi rezultatin ne 3-3. Ne minuten e 89-te Denis qe sapo kishte marre vendin e Di Natales kaloi serish miqte ne avantazh nderkohe qe nje gol i Ibrahimovicit ne minutat shtese u akorduan 4 nga kryesori shpetoi Milanin nga nje humbje brenda ne shtepi.
Kambiaso shenon dy here
Nderkohe qe ne ne Masimino te Katanias Interi vuajti jo pak por del me tri pike nga perballja me sicilianet. Gjithcka ndodh ne pjesen e dyte. Gomez kalon vendasit perpara ne minuten e 71-te ndersa zikaltrit barazuan vetem kater minuta me pas me Kambiason. Mesfushori argjentinas rezultoi vendimtar ne te 79-n me golin qe u dha tri pike te cmuara kampioneve ne fuqi.
Huan vret Romen
Ne ndeshjen hapese filloi ne 1230 te javes se 19-te ne Serine A Roma u mund 2-1 ne fushen e Sampdorias pas dy gabimeve fatale te qendermbrojtesit brazilian Huan. Skuadra nga kryeqyteti gjeti e para golin ne minuten e 17-te me sulmuesin Mirko Vucinic. Malazezi konfirmoi formen e shkelqyer me nje supergol duke konkretizuar me nje diagonale te fuqishme nje aksion personal. 45-minuteshi i pare u mbyll me epersine e miqve te cilet shpetuan pak para fishkellimes se gjyqtarit nga portieri Hulio Serxho. Ate qe Roma ndertoi ne pjesen e pare e shkaterroi braziliani Huan. Qendermbrojtesi nga Amerika Latine i futur ne vend te Meksesit me dy gabime fatale i dha tri piket ekipit te Di Karlos. Ne te 55-n Huan ktheu keq nje top per portierin Hulio Serxho nga i cili perfitoi Palombo. Portieri u detyrua te shkaktonte faull dhe per gjyqtarin ska dyshim penallti dhe karton i kuq. Sampdoria barazoi keshtu me Pocin qe nga njembedhjete metrat u tregua mjaft gjakftohte. Minutat ne vijim sjellin nje loje te forte e me raste ne te dy krahet teksa vendasit gjejne golin e fitores gjashte minuta nga fundi. Serish gafe e qendermbrojtesit Huan i cili gaboi brenda zones dhe nje ish si Guberti nuk e pati te veshtire te mposhtte portierin Doni.
Lece pas dy vitesh rigjen fitoren ne transferte
Dje duhet thene se ishte nje dite e erret per ekipet kryeqytetase. Pas humbjes se Romes ne Xhenoa ishte edhe skuadra e dyte romane Lacio qe edhe pse zhvilloi takimin e saj ne Olimpico nuk mundi te merrte asnje pike. Skuadra e Edi Rejas qendroi gjate te gjithe ndeshjes ne tribune pasi ishte i skualifikuar u mund nga ekipi i parafundit ne klasifikim Lece. Per ekipin e Luixhi de Kanios shenuan Zheda dhe Groshmyler nderkohe qe barazimin e perkohshem vendasve ua dha Amauri. Keshtu skuadra nga kryeqyteti nuk ia del te perfitoje nga barazimi i Milanit duke e cuar diferencen me kuqezinjte ne 6 pike.
Te tjerat
Spektakel u pa edhe ne sfiden mes Fiorentines dhe Breshias. Ekipi vjollce edhe pse ishte ne dizavantazh te dy golave arriti te fitonte. Skuadra e Mihajlovicit permbys rezultatin me Xhilardinon 72 Santanan 86 dhe Ljaicin 89. Nderkohe qe ne barazim pa gola kane perfunduar sfidat Cezena-Xhenoa Bogdani e nisi lojen nga stoli dhe u aktivizua vetem nga minuta e 65-te pasi i mori vendin Budanit dhe Kievo-Palermo. Ndersa fitore te arta ne transferte moren Bolonja dhe Kaljari perkatesisht 2-0 me Barin dhe 2-1 me Parmen.
Renditja Pike Nd.
1. Milan 40 19
2. Lacio 34 19
3. Napoli 33 18
4. Roma 32 19
5. Juventus 31 18
6. Palermo 31 19
7. Inter 29 17
8. Udineze 27 19
9. Sampdoria 26 18
10. Bolonja 24 19
11. Kaljari 23 19
12. Fiorentina 23 18
13. Xhenoa 23 18
14. Kievo 22 19
15. Parma 22 19
16. Katania 21 19
17. Cezena 19 18
18. Lece 18 19
19. Breshia 15 19
20. Bari 14 19
Rezultatet
Sampdoria ndash Roma 2 - 1
Milan ndash Udineze 4 - 4
Bari ndash Bolonja 0 - 2
Katania ndash Inter 1 - 2
Cezena ndash Xhenoa 0 - 0
Kievo ndash Palermo 0 - 0
Fiorentina ndash Breshia 3 - 2
Lacio ndash Lece 1 - 2
Parma ndash Kaljari 1 - 2
2045 Napoli ndash Juventus