E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta, i etur për trofe

Andres Iniesta e ka bërë të qartë se Barcelona ëshët e vendosur ta fitojë titullin e kampionit në La Liga, pasi dështoi ta bënte një gjë të tillë sezonin që shkoi.

Përfaqësuesi spanjoll mendon që kampioni aktual, Real Madrid është ekipi për t’u mposhtur, por shton se Blaugrana janë të motivuar t’i rikthejnë gjërat në vend të vetin.

“Ne do të mundohemi t’i mposhtim kampionët. Duke u munduar ta mundim Real Madridin për ta fituar ligën sërish, është një nxitje e vërtet për ne. Kjo na jep motiv shtesë. Tash është momenti ynë të tentojmë dhe t’ua rrëmbejmë titullin”, theksoi Iniesta në konferencë për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›