Arben Prela: Objektivat e Lushnjes, mëse të arritshme
Nga JULIAN KASAPI
Lushnja vazhdon të fazën përgatitore në Divjakë, ku futbollistët po marrin ngarkesat fizike të nevojshme. Prej 8 ditësh, stafi teknik zbaton planin e tij stërvitor dhe tekniku Bano është i kënaqur me rezultatet e punës së deritanishme. Disa prej futbollistëve, që nuk ishin në formën e tyre më të mirë, tashmë janë duke u rikuperuar nga këto probleme. Me dy seanca stërvitore në ditë dhe me vrapime të lehta në mëngjes vijojnë përgatitjet e skuadrës verdhjeshile në Divjakë, vend, i cili u ka mundësuar lojtarëve kushte të kënaqshme. Ndërkohë që presidenca dhe donatorët e klubit janë duke u kujdesur që të mos mungojë asgjë në këtë grumbullim, që nga ambientet e akomodimit, ushqimit dhe kushtet e stërvitjes. Mbrojtësi Arben Prela, i afruar në këtë merkato vere tregon për arsyet, të cilat e çuan atë të pranonte ofertën e Lushnjes dhe objektivat që ka klubi këtë vit.”Skuadra e këtij sezoni më ka bindur dhe kam pranuar pa asnjë hezitim ofertën e bërë nga ana e drejtuesve lushnjarë. Më ka pëlqyer serioziteti, me të cilin janë duke punuar donatorët dhe Presidenti i klubit. Me grupin e krijuar, mendoj se kemi shumë shanse për të arritur objektivin që na është kërkuar. E them me bindje se Lushnja këtë sezon do të dominojë dhe do të arrijë të jetë në Superligë.
