Iniesta, i pamposhtur në 50 ndeshje

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka barazuar rekordin e legjendës së Real Madridit, Emilio Butragueno si futbollisti me më së tepërmi ndeshje të njëpasnjëshme pa pësuar humbje në La Liga.
Seria aktuale e Iniestas është në 50 duele pa shijuar disfatë. Ylli spanjoll ka triumfuar në 42 prej 50 ndeshjeve të fundit të Barcelonës në La Liga në të cilat u paraqit, kurse tetë të tjerat përfunduan në barazime.
Humbja e fundit e Barcelonës me Iniestan ishte 2-0 nga Hercules në xhiron e dytë të sezonit 2010/11.