E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullimi i tavolinës gjatë festave

Nga Express më 19 dhjetor 2010 në ora 09:00

Jemi shumë afër festave dhe normalisht në shtëpinë tuaj duhet të keni sa më shumë stil, sidomos në rregullimin e tavolinës për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Ja disa nga këshillat e atyre që merren me stilin modern të rregullimit të këtyre gjërave.

Mikpritësja

Edhe pse mund të jesh minimaliste, në tavolinën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ia vlen që të vendosësh gjithë sendet dekorative që ke ruajtur në shtëpi nga tradita ndër vite e familjes. Enë porcelani, gota kristali, enë argjendi të vjetruara apo të reja, duke krijuar kështu një ‘rrëfenjë’ të tërë dekorative, e cila flet vetë për ty e pasionet tua. Pra, nuk ka asgjë të keqe nëse mendoni që shijen e juaj t’ua tregoni edhe të tjerëve. Çiftet në këtë rast do të krijojnë një ndjenjë më të afërt, normalisht duke kaluar mirë për festat e fundvitit.

Mbivendosje të hijshme

Krishtlindje dhe Viti i Ri nuk kanë vetëm ngjyrën e kuqe dhe atë të florinjtë. Do të krijosh efekte elegante? Përdor një mbulesë të veçantë që ta mbulojë tryezën deri në fund, mundësisht të jetë antike. Një servis pecetash shumëngjyrëshe, mbajtëse qirinjsh me fron të lartë. E rëndësishme është të tregosh përmes dekorimit të saj për personalitetin tënd. Kështu do të mund të tregoni edhe dy anë tuajat. Antikën duke e gërshetuar modernen. Natyrisht, nëse do të keni mysafirë, atëherë edhe lëvdatat nuk do të mungojnë.

Ngjyrosur me lule

Mos harro asnjëherë lulet! Mund të realizosh një dekorim që të zhvillohet përgjatë gjithë gjatësisë së tryezës duke alternuar me vazo të llojeve të ndryshme. Përdor gjethe jeshile si bazë. Dimri ofron shumëllojshmëri lulesh, mund të përdorësh trëndafila, por edhe tulipanë, ngjyrat zgjidhini vetë! Këto mund t’i gjeni edhe në Kosovë, pasi që lule të gjalla ka në shumë vende. Kështu përpos Krishtlindjeve të bardha që po pritet sivjet të jenë të këtilla, do të mund të sillni edhe atmosferë festive në shtëpi.

Nën dritat qiririt

Romantike, seksuale, por edhe ndjellëse: drita e qirinjve e bën gjithnjë atmosferën më të ngrohtë e të bukur. Zgjidhini të gjithë në një ngjyrë duke iu referuar temës që keni zgjedhur për të dekoruar shtëpinë. Përdorni ata të vegjlit, brenda në gotë ose në mbajtëse argjendi. Kjo mund të jetë pjesa e fundit, apo deserti sepse këto festa sugjerohet t’i kaloni më familje. Dhe nëse e bëni këtë normalisht të gjithë, edhe fëmijët do të kënaqen sepse festa është e atillë që i bën ata më të bashkuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›