Inisiativa, ligj për Balotelin në kombëtare
Një dekret ligjor që do të detyrojë trajnerin e Kombëtares italiane Marçelo Lipi të grumbullojë me përfaqesuesen axure sulmuesin e Interit, Mario Baloteli. Kjo është shakaja e kreut të Ministrisë së Mbrojtjes në Itali dhe tifoz i njohur i Interit, Injacio La Rusa me gazetarët pas një manifestimi të partisë “Il Popolo della Liberta” në Piaçenca. Deklarata thumbuese e pjesëmarresit të kabinetit Berluskoni ka ardhur pas debatit të ndezur në ambientet dhe shtypin sportiv italian mbi listën e mundshme të lojtarëve që do përfaqësojnë Italinë në botërorin “Afrika e Jugut 2010”. është pikërisht reparti ofensiv, ku luan edhe Baloteli, ai ku të përzgjedhurit e Lipit kritikohen më shumë.