Energjia, po shteti nuk ka faj?!
Ervin Bushati
Energjia është e rëndësishme njësoj sa siguria kombëtare në një shoqëri moderne. Sot, të gjitha përkufizimet ekonomike e trajtojnë energjinë si çështje të një rëndësie strategjike dhe fuqie ekonomike për çdo vend të përfshirë në tregun global. Në Shqipëri, ajo bëhet akoma më me peshë në jetën sociale dhe ekonomike të vendit, duke ditur rëndësinë, vështirësitë dhe mangësitë që krijon në jetën tonë, që prej rënies së diktaturës në vend. Për më tepër, e parë në kontekstin e një pasurie kombëtare, të krijuar nga puna kolektive e shtetit dhe e shqiptarëve, Qeveria nuk mund thjesht "të lajë duart" nga përgjegjësitë mbi energjinë.
është detyrë primare e çdo qeverie që të sigurojë energji elektrike për popullatën e saj - pa cenuar nivelin e jetesës së familjeve në vend. Ajo duhet të ofrohet e sigurt dhe me parametra logjikë për tregun në të cilin shpërndahet. Kështu, ajo i shërben qytetarëve dhe bëhet një utilitet normal për një familje dhe një sfidë ekonomike për një biznes normal në treg. Por, fatkeqësisht, nuk ndodh kështu në Shqipëri. Të gjithë e dinë plagën që energjia elektrike lë në financat tona familjare dhe vrimën e zezë që hap në xhepin e çdo sipërmarrësi në vend.
Sot një familje shqiptare harxhon për energjinë elektrike mesatarisht sa një familje në Itali a Greqi (Euro 25-30) - ndërkohë që të ardhurat tona familjare apo niveli ynë i jetesës janë të paktën dhjetë herë më të ulëta se në këto vende fqinje. Nuk mund të jetë energjia, një komponent normal në jetën e një familjeje pensionistësh, kur ajo zhvat mesatarisht më shumë se ¼ e të ardhurave të vetme të tyre.
Shteti shqiptar hartoi kushtet, kontratën, shiti dhe përzgjodhi kompaninë që sot furnizon me energji elektrike familjet shqiptare. Gjithashtu Qeveria e ka për detyrë, te monitorojë në të mirë të interesit tonë shoqëror këtë kompani monopol që ofron një shërbim publik. Për më tepër, tanë që shteti shqiptar akoma është pronar i OSSH-së, me 25% të aksioneve mbi këtë kompani, nuk mund të luajë rolin e spektatorit në këtë "spektakël të dhimbshëm" për ekonominë familjare të shqiptarëve. Të gjitha këto janë përgjegjësi të drejtpërdrejta: përgjegjësi që shteti nuk i shmang dot.
Ka pasur një serë deklarimesh publike, që në nëntor 2009, se situata financiare e OSSH është e rënduar nga humbjet, për shkak të gjendjes së amortizuar në rrjet, por edhe nga vjedhje të mirëfillta dhe nga arkëtime të faturave, tërësisht të pamjaftueshme (niveli i arkëtimit mesatar është rreth 50 %, shumë më i vogël se mesatarja rajonale).
Humbjet dhe vjedhjet në energji nuk mund dhe nuk duhet të mbulohen me para që dalin nga familja shqiptare. është mëkat që një pasuri publike, kombëtarë e ndërtuar mbi punën, dhe shpeshherë me jetën e shqiptarëve, të kthehet në një "predator" që sulmon mirëqenien e këtyre njerëzve.
çdo rritje çmimi pa përmirësuar furnizimin me energji të popullatës, çdo rritje çmimi pa dënuar abuzimin në çdo nivel, çdo rritje çmimi, thjesht për të përmirësuar situatën financiare është një taksë e re për familjen shqiptare. Rritja thjeshtë e çmimeve, rrezikon ta shndërroj krizën ekonomike në një krizë me përmasa më të rënda sociale - duke e bërë më të vështirë kontrollin e efekteve negativë zinxhir në ekonominë shqiptare.
Situata që po përjetojmë është zgjidhja më e thjeshtë, më e shpejtë dhe më e leverdishme për kompaninë dhe të tjerë që po përfitojnë financiarisht në këtë moment. Nga ana tjetër, ajo nuk mund të jetë në favor të shoqërisë, ekonomisë dhe familjes shqiptare. Dhe në këtë rast, shteti i shqiptarëve nuk mund të bëjë më sehir, por të mbrojë interesat e atyre që i kanë dhënë mandatin, bashkë me përgjegjësinë për të qeverisur këtë shoqëri dhe këtë vend.