“Prestigjatori i cirkut”
Eno Bozdo
Me një gjest teatral e dramatik, z.Ruçi gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, nxori nga xhepi tre karta identiteti të ..."falsifikuara" - sipas tij. Pastaj, me shpejtësinë e një prestigjatori cirku, sa hap e mbyll sytë, të tre kartat e "falsifikuara" i futi përsëri në xhep, duke mos i dhënë kohë askujt të kuptonte vërtetësinë e deklaratës së tij. Për më tepër, kërkesës së shumë deputetëve të maxhorancës për të parë me sytë e tyre këto "prova të falsifikimit", ai jo vetëm që nuk iu përgjigj, por në traditën më të mirë të një prestigjatori cirku, nënqeshi pa dhënë përgjigje, duke ikur dhe lënë foltoren (skenën). Për nga tempizmi i ngjarjes, për nga mimika e përdorur, për nga toni i zërit (sigurisht dramatik) i denoncimit të "falsifikimit", z.Ruçi luajti mrekullisht pjesën e tij të "prestigjatorit të cirkut". Vetësiguria e aktrimit të tij nënkupton domosdoshmërisht që ai e kishte kaluar disa herë këtë skenar me veten e tij, ndoshta përpara pasqyrës apo ndoshta përpara kryetarit dhe kryesisë së partisë të tij. Por, ndërsa një prestigjator cirku merr duartrokitje të merituara nga salla për numrin e realizuar, ajo çka la mbrapa ky numër me shije të keqe ishte minimalisht një ndjenjë keqardhjeje të thellë për nivelin mjeran që prezanton kryetari i grupit parlamentar të opozitës.
Ky numër cirku, sigurisht që ishte i mirë paramenduar. Nën moton e "denoncimit të manipulimeve" hipotetike të zgjedhjeve, kësaj radhe guximi i këtij prestigjatori vajti më larg: ai sulmoi një dokument shumë të rëndësishëm të shtetit shqiptar, kartën e identitetit.
Kjo kartë, sipas vlerësimeve të ekspertëve të Bashkimit Evropian prezanton ndoshta nivelin më të lartë të sigurisë në Evropë, për sa i përket dokumenteve të identifikimit. Së bashku me Regjistrin e Gjendjes Civile, ajo përbën në një binom shumë të fortë, për sa i përket aftësisë së shtetit shqiptar për të kontrolluar territorin e tij kombëtar, si dhe flukset hyrëse e dalëse të shtetasve të tij në kohë të menjëhershme. Ekspertët konfirmojnë njëzëri se Karta e Identitetit, jo vetëm që është e sigurt, por është absolutisht e pafalsifikueshme në sistem. E them këtë(pa pretenduar ta njoh në thellësi këtë lëndë) sepse të dhënat individuale të shënuara në kartë, së bashku me aftësinë e sistemit për të kontrolluar dhe eliminuar çdo mundësi përsëritjeje (pra falsifikimi) e bëjnë të pamundur për të njëjtin person që të ketë dy karta identiteti të rregullta me emra te ndryshëm. Z. Ruçi dhe partia e tij, gjatë tetë viteve që ishte në qeverisje të vendit, provoi jo pak por minimalisht tre here të ndryshme të prodhonte karta identiteti me një cilësi të lartë dhe me një sistem që ndalonte falsifikimin. Për më tepër, ndërsa qeveriste vendin në këto vite, Partia Socialiste deklaroi disa herë për reformimin e sistemit të Gjendjes Civile dhe Regjistrit të Zgjedhësve. Rezultati: asgjë prej gjëje, tetë vite të shkuara kot, disa dhjetëra miliona euro të hedhura dëm dhe asnjë përgjegjësi morale e politike nga kjo forcë për këto dështime të rënda dhe të njëpasnjëshme. Pra, a mundet që z. Ruçi, në emër të Partisë Socialistë të hedhë baltë mbi këtë dokument? Moralisht jo, por mesa duket tashmë e ka bërë këtë gjë.
Dikush mund të pyesë, çfarë ekzaktësisht "prestigjatori i cirkut" Ruçi u tregoi shqiptarëve? është shumë e vështirë t`i përgjigjesh kësaj pyetjeje, por sigurisht ato tre karta nuk ishin karta të falsifikuara në sistem, por diçka tjetër. Për ta kuptuar më thjesht, është njësoj sikur një deputet i maxhorancës të dalë me një fotografi shumë komprometuese të z. Ruçi. Në fotografi z. Ruçi mund të ishte i armatosur me një pushkë snajper, duke qëlluar mbi demonstruesit e Shkodrës në 2 prill të vitit 1991, apo mund të ishte duke drejtuar grupet paramilitare të jugut në vërën e vitit 1997 kundër institucioneve të shtetit. Në fund të fundit, në këto kohëra ai kishte mundësinë ta bënte këtë gjë. A do të ishte kjo gjë etike, pra denoncim bazuar mbi një fotografi ndoshta të "manipuluar grafikisht"? Sigurisht që jo, por z. Ruçi, me veprimin e tij pohon të kundërtën.
Megjithatë, në thelb të këtij sulmi të përllogaritur nuk është thjesht çështja e disa "kartave të falsifikuara grafikisht". Sulmi ka qenë i mirë përgatitur dhe i mirë studiuar. Sulmit, i është dhënë një rëndësi shumë e madhe nga kupola politike e Partisë Socialiste, përderisa kjo përgjegjësi iu ngarkua Z. Ruçi. Sulmi, në fund të fundit, synon të minojë në themel besimin e shqiptarëve e sidomos të ndërkombëtarëve, në cilësinë dhe sigurinë e dokumenteve tona të identitetit. Nëse pikërisht në këtë kohë opozita "denoncon" këtë fakt, atëherë a ka arsye më të mirë për të ngritur dyshimin e arsyeshëm mbi mospërgatitjen e Shqipërisë për të përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave? Pra, me pak fjalë, sulmi kundër kartave të identitetit ka për qëllim kryesor t'u tregojë partnerëve tanë se ne nuk meritojmë liberalizimin e vizave, sepse shqiptarët, Shteti dhe Qeveria e tyre, nuk janë të aftë të prodhojnë dokumente të sigurta identifikimi dhe të kontrollojnë kufijtë, dhe për më tepër, meqenëse edhe pasaportat biometrike kanë në bazë të tyre të njëjtin proces dhe software, atëherë edhe këto pasaporta janë absolutisht të falsifikueshme. Pra, me pak fjalë, Qeveria shqiptare nuk është e përgatitur, as sot dhe as mot, e ndoshta kurrë, për të përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave.
Në këtë mënyrë, z. Ruçi por edhe partia që ai përfaqëson, po u ofron të gjithë skeptikëve evropiane (që për fat të keq nuk janë pak, për arsye nga më të ndryshmet) një alibi perfekte, për të shtyrë në kalendat greke këtë proces jetik për të gjithë vendin. Ne fund të fundit, përderisa Partia Socialiste "denoncon", atëherë diçka të vërtetë ka këtu(!), sepse kjo parti është anëtare e Partisë Evropiane Socialiste, përfaqëson thuajse gjysmën e elektoratit shqiptar, është e njohur ndërkombëtarisht etj, etj..
është shumë e rëndësishme tashmë që këtij "numri cirku" t`i shkohet deri në fund. Në mënyrë të pashmangshme Prokuroria duhet të detyrojë "qytetarin Ruci" të dorëzojë pranë saj, me cilësinë e provës kriminale, tre kartat që ai valëviti në Kuvend. Prokuroria e Përgjithshme duhet me shumë shpejtësi të hetojë këtë fakt, dhe të vërtetojë nëse kartat e identitetit dhe sistemi i tyre është i falsifikuar, apo bëhet fjalë për fotokopje qesharake që nuk kanë asgjë të përbashkët me kartat e vërteta të identitetit. Rezultatet e këtij hetimi duhet të bëhen publike për të gjithë, sa më parë të jetë e mundur, duke shpresuar kështu të ndreqim deklaratën e papërgjegjshme dhe të dëmshme, me anë të së cilës Partia Socialiste dhe kryetari i grupit parlamentar të saj u përpoq të njolloste Shtetin shqiptar dhe dokumentin thelbësor të identifikimit të shtetasve të tij.