E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Anglisë, Çelsi dhe Aston Vila në gjysmëfinale



çelsi dhe Aston Vila do të përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë. Blutë e Londrës arritën të eliminonin në takimin e djeshëm Stoke Sitin falë golave të Frank Lampard në minutën e 35-të dhe Xhon Terri në minutën e 67-të. Karlo Ançeloti luajti me skuadrën më të mirë të mundshme duke mos toleruar në këto kompeticione dhe pse si objektiv primar i skuadrës së tij është Champions League dhe Premier League. Ndërsa Aston Vila mundi në tranfertë Reading me rezultatin 4-2. Për t’u theksuar ka qenë fakti se pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 2-0 për vendasit falë golave të Long (25’ dhe 42’). Në pjesën e dytë erdhi edhe kundërpërgjigja e Vilës e cila shënoi 4 gola me anë të Joung (47’) dhe norvegjezit Xhon Kerju, i cili sigloi një tripletë (51', 57', 90'). Kështu në gjysmëfinale çelsi do të ketë përballë Aston Vilën ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të diskutohet mes Totenhamit dhe Portsmuthit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›