Inkuadrimi në sistemin e ri shëndetësor të shoqërohet me një plan të ri investimesh

Gjatë një interviste, Drejtoresha e Spitalit Psikiatrik të Vlorës Antonela Agaj, flet për nevojën e shoqërimit të sistemit të ri shëndetësor me një projekt të ri investimesh, i cili do të garantonte më mirë misionin rehabilitues që kanë qendrat e shëndetit mendor në të gjithë vendin
Ne përputhje dhe vijim te Strategjisë se Shëndetit Mendor te Ministrisë se Shendetesise Spitali Psikiatrik Vlore eshte ne reformim te thelle, cili është qartësimi i kësaj reforme?
Ne kemi kohë që po punojmë për rehabilitimin e të sëmurëve mendorë si dhe ndryshimin e këtij koncepti. Po ky proces është penguar nga një strukture e vjetruar jo vetëm ana ndërtimore, por edhe nga ana strukturore. Aktualisht ne këtë Spital nuk ka një strukture vetëm për te sëmurët akutë, por, duke përjashtuar momentin e pare te pranimit, këtu pacientet akutë janë bashke me ata kronikë. Kjo mënyre organizimi e ka penguar punën e te dy kategorive te pacienteve. Duke qene se ky spital është një strukture për një zone te gjere te Jugut (Qarku Vlore, Qytetin e Fierit, Qarku Berat, Qarku Gjirokastër), rrit largësinë dhe kontaktet e shumicës se pacienteve me familjaret e tyre, duke minimizuar mundësitë për rikthim ne komunitet. Për këto arsye është nevoje urgjente ndryshimi dhe rikompozimi i këtij Spitali. Kështu qe mendimi i Grupit te punës se Spitalit Psikiatrik i ngritur për ketë qellim me urdhër nr 357 date 06.06.2008 është qe ne masterplanin e Spitalit Psikiatrik te krijohet mundësia e ngritjes se nje godine vetëm për te sëmuret akutë te qarkut te Vlorës, dhe vetëm një nga godinat te rikonstruktohet për administrate. Por nga ky ndryshim lind pyetja se si do te sistemohen pacientet kronike qe aktualisht ndodhen ne spital.
Mirëpo cilat janë disa nga mendimet tuaja, a duhet të njihemi?
Në këtë spital në jug të vendit, disponohen pikërisht këto shifra. Paciente gjithsej janë 209, nga te cilët 24 janë te përmirësuar me interes familjar dhe 22 jane akutë ne dalje, kategori te cilet duhet te mos llogariten ne numër për shtëpi te mbrojtur, pra ngelen 163 paciente, nga te cilët 67 janë te përmirësuar pa interes familjar. Për këtë kategori mund te punohet me familjaret dhe te arrihet dalja nga spitali e te paktën 12 prej tyre. Ngelen ne total 151 paciente, nga te cilët 96 te degraduar, te cilët duhet te dalin nga spitali ne shtëpi te mbrojtura. Për këta paciente duhen ne minimum një numër prej 11 shtëpish.
Por a mund të bëhen të njohur ky propozim?
Duke pare shpërndarjen e tyre sipas rretheve propozojmë qe Te hapen qendra komunitare ne rrethet Fier, Gjirokastër e Sarande. Te shikohet mundësia qe disa qendra te jene me shtretër. Te shpërndahen sipas rretheve shtëpitë e mbrojtura sidomos për paciente te cilët përfitojnë nga ky shkurtim distance. Edhe shume pak dite edhe ne këtë qytet, pacientet e para te spitalit psikiatrik, fillojnë jetën e tyre në shtëpinë e parë të shëndetit mendor. Ata ndihen te entuziazmuar për këtë eksperience te re. Është praktikë tepër e mirë, e vlerësuar dhe sigurisht që ka ngjallur interes.
Po si rrugë tjetër çfarë mund të shfrytëzohet?
Mendoj gjithashtu qe te shikohet mundësia e shfrytëzimit te ambienteve shëndetësore ekzistuese për rikonstruksion neper rrethe ose mundësia e blerjes se apartamenteve te reja te ndërtuara për qytetaret.
...