A do të bëhet Kosova "Banana - Republikë"

Për të parën herë pas vitit 1999, kryesia e Kosovës ka rënë në kundërshtim me bashkësinë ndërkombëtare. është fjala për mënyrën e shpërndarjes së Misionit të EULEX-it në territorin e Kosovës, me зka cënohet drejtpërsëdrejti integriteti shtetëror i Kosovës. OKB dhe Bashkimi Europian kanë arritur marrëveshjen me Serbinë që trupat e këtij misioni të mos jenë të shpërndara në veriun e Kosovës. Gjithashtu, sovraniteti i Kosovës cënohet edhe në lëmitë e tjera: shtetësia, jurisprudenca, doganat, policia, etj.
Shtrohet pyetja se a ka kuptim pavarësia e këtillë, ku Qeveria e Kosovës nuk do ta kontrollojë tërë territorin e shtetit të vet. Nëse Qeveria e pranon këtë opcion të imponuar nga Serbia, atëherë, vërtet, është më mirë që një shtet i tillë të mos ekzistojë fare. Në atë rast do ta kemi një shtet i cili do të jetë karikaturë e shtetit. Në këtë mënyrë, vetëm do të vazhdojë agonia e Kosovës. Në atë rast, Qeveria do të humbë çdo kredibilitet, dhe ç’është më me rëndësi, Kosova do të shndërrohet në një banana shtet. është ky term i zakonshëm për ato shtete të cilat nuk e posedojnë pavarësinë e vërtetë, por, janë marionetë e ndonjë fuqie të madhe. Për të parën herë është përdorur për shtetet e Amerikës Jugore dhe varësinë e tyre nga SHBA. Çështja kryesore e cila shtrohet është se зfarë kërkon më Serbia në Kosovë?! Më duhet të jam ironike dhe të pyes: "A nuk u bë Kosova e pavarur?"
Nëse u bë e pavarur, si mund të ketë dikush tjetër (Beogradi) kompetenca në territorin e saj. Refuzimi i kësaj marrëveshje është provë vitale për Kosovën, pavarësinë e saj reale, integritetin e saj territorial dhe dinjitetin e qytetarëve të saj. Nëse Qeveria e Kosovës lëshon pe tani, atëherë ka marrë fund edhe ideja e pavarësisë së Kosovës.
Para se të votohet Rezoluta e Serbisë në OKB kam shkruar se Serbia gjendet në avantazh diplomatik ndaj Prishtinës. Tani, pasi që janë aprovuar kushtet e saj lidhur me EULEX-in, ky avantazh është shtuar dhe, sot, pozita e Serbisë lidhur me Kosovën dhe brenda Kosovës është më e fortë sesa para shpalljes së pavarësisë kosovare. Në të njëjtën kohë, sovraniteti real i Prishtinës, nëse pranon ta nënshkruajë marrëveshjen poshtëruese e cila është modeluar sipas kërkesave të Beogradit, do të ekzistojë vetëm në letër dhe do ta shndërrojë Kosovën në një "banana shtet".
...