E Diel, 1 Nëntor 2026

Mr.15 përqindëshi i Tiranës, kampion i korrupsionit në Shqipëri

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar dje pas deklaratës së kryesocialistit Edi Rama, i cili nëpërmjet shpifjeve dhe trillimeve, akuzoi përsëri, qeverinë dhe kryeministrin Sali Berisha. Zëdhënësi i selisë blu Gerti Bogdani, deklaroi, duke përdorur epitetin e 15 përqindëshit që merr Rama nga ndërtimet informate në Tiranë se “mr. 15%, Kryetari me korrespondencë i Bashkisë së Tiranës, doli në konferencë shtypi për të mohuar rezultatet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, të cilat i kanë vlerësuar të gjithë raportet e ndërkombëtarëve”. “Ndaj, me deklaratën e fundit doli vetëm për të bërë shpifjet, trillimet dhe sulmin e radhës ndaj kryeministrit. Lidhur me këto shpifje dhe trillime të z. Rama, detyrohemi t’i kujtojmë se kampion dhe shtyllë e korrupsionit në Shqipëri është personalisht z. Rama. Pasi rryshfetet për lejet e ndërtimit, apo tenderimet që i bën nga 3, 4 herë një objekti, z. Rama e bëjnë të njohur në botën e korrupsionit jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan dhe në Botë, si Mr. 15%. Sepse, është 15%-shi që i paguajnë ndërtuesit atij, që bëri që z. Rama të bllokojë për vitet të tëra planin rregullues dhe ta çojë Tiranën në një katastrofë urbane”, tha Bogdani. Zëdhënësi i PD, vuri në dukje se është 15%-shi që nuk vilet dot për trojet e shkollave dhe kopshteve, që bën z. Rama të bëjë Tiranën qytetin me numrin më të lartë të nxënësve në klasë, në botë. “Është 15% që z. Rama nuk merr dot për trojet për banesa sociale, që bën që z. Rama të lerë pa strehë me mijëra familje sot në Tiranë. Është korrupsioni dhe rryshfeti në transportin e qytetit që bën që Tirana të ketë transportin me kaotik në Europë. Është rryshfeti i z. Rama për pastrimin e qytetit që bën që Tirana të jetë një nga qytetet më të papastra. Rama mund të shpifë dhe trillojë, mund të përpiqet të lahet edhe në ujërat e Lanës për t’u pastruar, por nofkën popullore Mr. 15% nuk mund ta heqë dot”, u shpreh zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›