Insbruk, qyteti për gëzimin e fëmijëve
Aty festohet dita e indianëve, ajo e kërkimit të arit, por edhe ajo e shtëpive mbi pemë. Megjithatë, muzetë i ftojnë fëmijët me tema vërtet interesante. Kjo botë, ku vogëlushët mund të gjejnë argëtime të organizuara për të plotësuar dëshirat dhe fantazitë e tyre, ofrohet nga një qytet austriak, ose më saktë në Insbruk, i vendosur në një lartësi rreth 600 metra mbi nivelin e detit. Me një popullsi prej 118902 banorësh, Insbruk është qyteti i pestë më i madh në Austri. Ajo çka e bën të veçantë qytetin është kujdesi i madh që tregon dhe politikat sociale për fëmijët. Më shumë se në çdo vend tjetër të Europës, aty të vegjëlve u kushtohet një rëndësi e veçantë për argëtimin dhe thuajse çdo ditë është e mbushur me aktivitete të ndryshme. Aty gjen parkun më të bukur të lojërave në botë dhe një natyrë përrallore, për shkak të vetë pozitës gjeografike. Në Insbruk dhe në fshatrat përreth tij ka me mijëra gjëra për të zbuluar dhe eksploruar. Udhëtimet e thjeshta aty mund të shndërrohen në ekspedita të vërteta dhe aventuriere nëse organizohen me shumë fantazi dhe kreativitet.
Argëtime pa fund
Rreth 7 kilometra nga Insbruku gjendet liqeni i Natters. Nga 18 maji deri më 2 tetor të vitit 2009, fëmijët mund të jenë pjesë e "Parajsës së pushimeve të Natterer See". Aty gjen magjistarë që thonë vazhdimisht "abrakadabra", gjen mësues që janë gati për të testuar inteligjencën e të vegjëlve, ndërsa spektakli përrallor "Lakeion fire" i shndërron luginat dhe pyjet që rrethojnë liqenin në një det të vërtetë ngjyrash. Zhvillohen lojëra si indianët, krijohen thesaret e tyre dhe rukohen si ata; zhvillohen ndeshje sumo, apo akrobaci, pikturë, këngë e vizatim.
Nëse dëshironi, mund të jeni pjesëmarrës në olimpiadën "Fun for kids", apo në ekskursionet për të zbuluar rrethinat. Natyrisht që kjo është edhe një mundësi e mirë për të njohur shumë miq të rinj. Për të ndjekur fëmijët me shumë fantazi nga 4 në 12 vjeç është në dispozicion një grup animatorësh profesionistë, që punon çdo ditë nga e hëna në të premten. Ndërsa të rriturit që nuk duan të konsiderohen fëmijë, mund të argëtohen nëpër festat që organizohen çdo ditë nëpër diskot e të rinjve, apo të kënaqen në turneun e madh të volejbollit "Latenight Sunsplash". "Çdo ditë ndryshon nga tjetra për fëmijët. Autoritetet kujdesen më shumë për ta se sa për çdo shtresë tjetër të popullsisë. Në çdo orë apo në çdo kohë, mund të gjesh diçka që t‘i argëtojë", tregon Liza, nënë e dy fëmijëve.
Parqe lojërash dhe aventurash
Në zonën Muttereralm ndodhet "fshati" indian dhe këndi i lojërave të aventurës, i pajisur me rrëshqitëse dhe një hapësirë të madhe për të luajtur vetëm në rërë. Zonat e ndryshme ku ndodhen parqet për fëmijë lidhen mes tyre me rrugë që mund të përshkohen lehtësisht me këmbë. Për më tepër, as fëmijët dhe as të rriturit nuk mund t‘i rezistojnë magjepsjes së "shtëpive mbi pemë". Në parkun "Aventura" në Muttereralm, këto janë ndërtesat e ëndrrave për të vegjlit, tamam si kështjella të vërteta të ndërtuara me dru dhe mbi dy pemë ku mund të ngjitesh lehtë përmes rrjetave. Shtëpitë janë ndërtuar në mënyrë të tillë që fëmijët të jenë sa më të sigurt. "Fëmijët këtu mund të vijnë të luajnë edhe vetë, sepse janë shumë të sigurt. Asnjë nga lojërat ku ata mund të luajnë nuk përbën rrezik për jetën e tyre", tregon më tej Liza.
I vetmi kopsht zoologjik alpin në botë
"Alpenzoo" në Insbruk, rreth 750 metra mbi nivelin e detit, është më i larti në Europë, përveçse një kopsht zoologjik në gjendje të befasojë dhe emocionojë, jo vetëm fëmijët, por gjithë familjen. Aty ka më shumë se 2000 kafshë të 150 specieve, që jetojnë në habitatin e tyre natyror. Asnjë kopsht tjetër zoologjik, i ndërtuar në mjedis të hapur natyror, nuk ka një koleksion kaq të madh kafshësh të rajonit alpin europian. Të vegjlit kanë në dispozicion parkun e lojërave të arinjve apo shkallët e krijuara për t‘u ngjitur "në çerdhen e shqiponjës", vende ku ata mund të luajnë lirshëm dhe të kenë përvoja direke me kafshët. Në fund, një tjetër zbavitje ofron zona ku rriten dhitë e egra, e shndërruar në një vend që mund të përshkohet në këmbë nga të gjithë vizitorët. "Alpenzoo" qëndron i hapur çdo ditë nga ora 9:00 deri më 18:00 dhe nga qershori në shtator lejohen të bëhen vizita speciale në mbrëmje, gjatë të cilave mund të zgjeroni njohjet mbi jetën e kafshëve. Nga qendra e Insbrukut, përmes një teleferiku, mund të shkohet direkt në "Alpenzoo".
Muze me porosi për fëmijë
E dinit që këtu ndodhet një muze posaçërisht për fëmijët, i quajtur "Muzeu i zileve"? Familja Grassmayr, me 400 vjet traditë në këtë biznes, ofron një përvojë të veçantë akustike për të cilën çmenden të gjithë fëmijët. Aty mësohet se si krijohen zilet në mënyrë artizanale. Muzeu është i hapur nga maji në shtator, nga e hëna në të shtunën, ku një vizitë aty për fëmijët nuk kushton më shumë se 3 euro, ndërsa për të rriturit shkon deri në 5 euro.
Në "Tiroler Landesmuseum" janë ekspozuar përmbledhje nga historia e artit, arkeologjisë, historisë dhe shkencave natyrore.