E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë protestat dhe zia për tetë të vrarët

Organizmi kryesor legjislativ në Iran ka
bërë të ditur se ka marrë në shqyrtim
ankesat e 3 kandidatëve presidencialë
që humbën në
votën e së dielës.
Këshilli i fuqishëm
tha se po shqyrtonte
kërkesat e kandidatëve
dhe se do të
jepte shumë shpejt
përgjigje. Ndërkohë,
nëpër rrugët e Teheranit
kanë vazhduar
edhe gjatë ditës së
djeshme grumbullimet
e protestat për
kujtimin e viktimave
të ditëve të fundit.
Dje ishte një ditë zie
në përkujtim të tetë
të vrarëve, e kërkuar
nga kandidati i mundur,
Mousavi. Për sa i përket shqyrtimit të
ankesave nga ana e Këshillit të Lartë, dihet
se ato nuk do të ndryshojnë aspak rrjedhën
e ngjarjeve. Maksimumi që mund të
bëjë këshilli është dhënia e një përgjigjeje
për ndonjë parregullsi të vogël e lokale,
por që nuk do të ndryshonte kurrsesi rezultatin
e zgjedhjeve
apo përsëritjen e tyre.
Këto ditë Irani ka qenë
në vëmendjen e gjithë
komunitetit ndërkombëtar.
Të gjithë kanë
ndjekur me vëmendje
zhvillimet në vendin
që është vënë
në armiqësi me një
numër vendesh
perëndimore për
shkak të ambicieve
bërthamore. Fitorja
e Ahmadinexhadit
është pasuar nga protesta
të dhunshme të
përfaqësuesve të të
moderuarve. Një fakt
i hidhur është vrasja e tetë personazheve,
si dhe moslejimi i pjesëmarrjes së shtypit
të huaj për përcjelljen e ngjarjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›